
E dhimbshme se Kosova përsëri do të shkojë në zgjedhje. Fajtorë për këtë janë VV-ja, që këmbëngul ta realizojë autokracinë e plotë për Kurtin, dhe krahu tjetër politik, që kryesisht konsiston në një lloj rikthimi të dominimit politik të hijes së Thaçit, dhe në mënyrë të veçantë duke shpresuar në lirimin e tij dhe të Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës!
Dhe po ashtu ekziston edhe një grupim minimal, brenda LDK-së, që për dallim nga këto dy grupime, që tërhiqen tashmë nga pole të interesave të kundërta. Ky grupim (nuk janë të gjithë të gjashtë deputetët, pasi disa prej tyre hapur mund të hyjnë në një grupim apo projekt që do të vihej në lëvizje nga “hija e Thaçit”) po krijon një imazh të vetin, dhe që mbase edhe mund të ketë rol dominant në të ardhmen, edhe pse kryetari i partisë Lumir Abrigjiku, sikur i inkurajuar nga Kurti, paralajmëroi ndëshkim.
Pra, ky kundërshtim i disa prej tyre buron nga parime të vërteta, të argumentuara, dhe madje ato do të duhej të ishin të patejkalueshme, për shumicën absolute të të gjithë deputetëve aktual dhe për shumicën absolute të të gjithë politikanëve, e kryesive të të gjitha partive shqiptare si: papranueshmëria e Marrëveshjes së Ohrit, Kurti-Vuçiq-BE, shkelja e vazhdueshme dhe pallogaridhënie e Kushtetutës së Kosovës nga Albin Kurti dhe deputetët e VV-së që ushtrojnë detyra në qeveri, madje përfshirë uzurpimin edhe të postit të Presidentit; të favorizimit të mafisë energjetike duke i paguar qindra miliona euro Serbisë për tregtimin e rrymës etj.
Kryeministri në shkelje të Kushtetutës dhe shkatërrues i kushtetutshmërisë së vendit, sonte e shpalli projektin zgjedhor, se vendi po shkon në zgjedhjet e katërta nacionale, pa i konsoliduar institucionet, duke spekuluar me realitetin, se fajtor është LDK-ja, 6 deputetë të sajë, që sipas tij janë njerëz të këqinj.
Në nëtekst ky një mesazh, që zyra e propagandës dhe mashtrimit në VV, të fillojë sulmin e pamëshirshëm ndaj atyre.
Por, Kuk nuk e fshehu dot një të vërtetë absolute, natyrën e tij spekulative, kur e mashtroi gjuha e retorikës, se takimi me Grupin Parlamentar të VV-së, e mbajti bazuar në marrëvshjen me Lumir Abdigjikun kreun e LDK-së, por që vetëm më pas kinse u kuptua se ishin 6 deputetë që e kanë kundërshtuar kryetarin e partisë opozitare.
Kjo është një gënjeshtër e pastër e tij, pasi disa orë para se të fillonte takimi i Kurtit me GP të VV-së, vet Lumir Abdigjiku e kishte shpallur publikisht rezultatin e mbledhjes së tij me GP të LDK-së, duke i emruar publikisht kundërshtuesit, dhe duke i akuzuar si të papërgjegjshëm.
Por, përkundër këtij fakti, Kurti spekuloi, se pas këtij takimi, të dështuar, ai do të takohet sërish me Lumir Abdigjikun, dhe pastaj do ta mblidhte kryesinë e partisë për të diskutuar ‘rezultatet e takimit me Abdigjikun’!
Pse u dashka të ridiskutojë me partinë, kur ai mund ta anulonte për sonte takimin me GP të partisë së tij, ta takonte Abdigjikun, nëse vërtetë ka edhe një mundësi për të zgjidhur nyjen e kandidaturës së presidentit.
Kurti po mendon se atdhetarët kushtetutdashës kanë harruar se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ishte 30 ditë, dhe jo kur të dojë ai dhe ‘skllavi’ i tij politik Dehari, ta thirrin vazhdimin e seancës, që tashmë thuaja është harruar!
Në fakt, gjasat nuk janë të vogla, që edhe pranimi nga ai i një kandidature për president, që nuk është personalitet i preferuar nga ai, si mund të jetë Bekim Sejdiu, mund të jetë pasojë e kompromisit të tij. E tëra mund të ketë ndodhur pasi doli në publik, një akuzë e rëndë për të nga dosja “Sheholli”, se gjatë kohës sa ishte në burg në Serbi, si i burgosur lufte, mund ta kishte angazhuar atë shërbimi sekret serb!
Por, përtej këtij dyshimi, Kurti, nuk e ndali spekulimin as sonte, duke pohuar se ai ishte i gatshëm për kompromis, por ishin disa figura-deputetë të LDK-së, që e penguan realizimin e marrëveshjes, meqë sipas tij tashmë kandidati potencialisht nuk ka mundësi të merrë më shumë se sa 74 vota, nga 80 në sa llogariste.
Konstituimi i Kuvendit as nuk ishte dhe as nuk është pengesë për arritjen e një marrëveshje politike për presidentin. Përkundrazi, përpjekjet që të arrihet një marrëveshje për presidentin me shkelje të Kushtetutës, për mua dhe për çdo juristë me etikë të lartë profesionale, është e papranueshme, që kjo të ndodhë duke shkelur Kushtetutën.
Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhej nga VV-ja, dhe nëse një marrëveshje politike me LDK-në, mund ta kërkonte atë post, ai mund të lirohej me dorëheqje, dhe të zgjidhej kandidati i ri. Kjo mund të bëhet çdo herë, pasi dorëheqja apo shkarkimi i kryetarit të Kuvendit nuk provokon zgjedhje, ndërsa mos konstituimi i Kuvendit, pavarësisht që nuk parashihet se çfarë eksti shkakton, është sinjal i qartë, se duhet të ketë pasoja moskonstituimi i tij brenda afatit kushtetues, p.sh. zgjedhja e një qeverie apo edhe presidentit pas shterimit të afatit kushtetues, mund të nxjerrë një president apo qeveri në kundërshtim me Kushtetutën, dhe kjo provokon zgjedhje!
Fakti që Kurti bashkëjeton me antikushtetutshmërinë, është argument i mjaftueshëm, që ai duhej të refuzohet nga të gjitha partitë për bisedime, derisa ai nuk heq dorë nga kjo gjendje antishtetërore, që cenonon integritetin kushtetues!
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.