E shtunë, 05 shtator 2026
maska

Reagon regjisori Shanaj: Shqipëria po tregon shkoqur se nuk ka mekanizma të artit dhe kulturës. TURP ! TURP!

Film Festival në Elton Tirana

OBOBO, KJO MYNXYRË

Mevlan Shanaj

Natasha ka shkruar për skandalin që, gjatë ceremonisë së dhënies së Çmimit të Karrierës për regjisoren Xhanfise Keko, është përdorur fotografia e Natashës dhe jo fotografia e regjisores që po nderohej.

Por Natasha nuk i di mynxyra të tjera, të panumërta, të këtyre sharlatanëve.

Do të jepen 16 Çmime Karriere. Në një festival filmi, si në asnjë garë tjetër, këtu regjisorët paraqesin deri në katër filma!

Në të gjithë botën, nuk ndodh që një autor të paraqitet më shumë se një herë – qoftë festival filmi, teatri, libri, muzike apo pikture – autori paraqitet me një vepër, jo me disa, bile deri në katër.

Ky rast është unikal. Ministria e Kulturës, do të hyjë në Guinness!

Më thonë se në program qenka edhe dokumentari “RIKARD”.

Po si është vendosur një film në program pa pyetur dy autorët kryesor regjisorin dhe skenaristen?

“RIKARD” nuk është thjesht një titull programi. Është një vepër e realizuar me regji të Mevlan Shanajt dhe skenar të Natasha Lakos.

Si autor i shumë filmave, Rikardi u rrokullis nga varri.

Dhe më tha:

“Të lutem, mos e lejo mynxyrën të ligjërohet kaq. Keq”

Shqipëria vetëm me këto argumenta tregon shkoqur se nuk ka mekanizma të artit dhe kulturës.TURP ! TURP!

Nuk pres reagim nga personat përgjegjës zyrtarë si Gonxhe dhe Jorgji të dalin në konferencë shtypi dhe të përgjigjen për këto fakte, sepse nuk janë të përgjegjshëm për çorbën që po hanë.