E martë, 08 shtator 2026
Lulzim Tafa123

Poeti Lulzim Tafa promovon në Paraguaj me nderime shtetërore, librin poetik në spanjollisht “Exposición con sueños”

Poeti i mirënjohur Lulzim Tafa kishte udhëtuar drejt Paraguait, me ftesë të institucioneve shtetërore dhe kulturore të këtij vendi, për të marrë pjesë në promovimin e librit të tij me poezi në gjuhën spanjolle, “Exposición con sueños”.

Gjatë qëndrimit te tij në Paraguai, krahas takimeve me lexues, shkrimtarë dhe studiues të letërsisë, poeti Tafa, mbajti fjalime në disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturore dhe publike të vendit.

Po ashtu ai u shpall “Qytetar Nderi i Asuncionit”, kryeqytetit të Paraguait, ku po ashtu mbajti një fjalë rasti. Ai ka mbajtur fjalime edhe në komunat e Villalbinit, Humaitas, në Distriktin e Paraguarit, si dhe në Universitetin e Pilarit.

Tafa i ka kushtuar rëndësi çështjes së Kosovës, imazhit të saj, duke folur për shtetin tonë, siç thotë ai, “kam folur kudo dhe kudo jam mirëpritur”. Dhe këtë mundësi, ai thotë se ia ka dhënë fuqia e artit poetik.

“Ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga fuqitë më të mëdha të poezisë, ta shndërrojë largësinë në një masë thjesht gjeografike dhe të krijojë afërsi mes njerëzve dhe kulturave”, thotë Tafaj. / Dardaniapost