
Shkruan: Prof.Dr.Ag Apolloni
Më 31 gusht 2026, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen prej 3 miliardë eurosh për Mburojën e Akilit (Achilles’ Shield), që është emri i programit të madh të Greqisë për të krijuar një rrjet kombëtar të mbrojtjes ajrore, të ndërtuar kryesisht me teknologji izraelite. Greqia do ta fusë Hobenë e Davidit (David’s Sling) në kuadër të Mburojës së Akilit, ku do të integrohen edhe sisteme të tjera të mbrojtjes. Kjo e ka nervozuar Erdoğan-in, mirëpo Micotakis ka qenë i prerë: Nuk do ta pyesim Turqinë se si duhet të armatosemi.
Edhe pse Mburoja e Akilit (bashkë me programin grek prej 28 miliardë eurosh për modernizimin ushtarak deri më 2036) është pjesë e një riorganizimi më të gjerë strategjik në trekëndëshin Greqi–Turqi–Izrael, me Qipron në mes, mund të ketë ndikim edhe në vendet e tjera evropiane, sidomos tek ato ballkanike, si Bosnja, Shqipëria, Kosova dhe gjysma e Maqedonisë së Veriut.
Pas Mburojës së Akilit dhe Hobesë së Davidit, çfarë do të ndodhte sikur t’i shfaqnim brirët edhe ne? Skenderbeu ishte mik i grekëve dhe armik i osmanëve. Shqiptarët, që u shtypën me shekuj nga Perandoria Osmane (nga trashëgimia e së cilës ushqehet edhe një pjesë e imagjinatës neo-otomane të Turqisë së sotme), kanë dy kujtime historike që i afrojnë simbolikisht me Greqinë dhe Izraelin: rezistencën ndaj Perandorisë Osmane dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Pra, për arsye historike, shqiptarët mund të jenë në anën greko-izraelite, kurse për arsye fetare dhe financiare janë me Turqinë.
Sidoqoftë, vështirë të parashikohet e ardhmja jonë pas ndryshimeve gjeopolitike. Me liderët tanë aktualë që janë larg porosisë së Skenderbeut dhe në prehër të Erdoğan-it, kushedi si do të jetë fati i atdheut, fati i vatanit.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.