
Saim Tahiraj
A do të ketë drejtësi për këta (në foto)? Pse deri më tani asnjëherë nuk protestuat duke kërkuar drejtësi për këta që u vranë nga një dorë kriminale?
Këta që protestuan sot dhe disa herë më parë, duke kërkuar “drejtësi” në rrugë kundër drejtësisë, ku po vendoset drejtësia në vendin e duhur! Si nuk ju shkoi njëherë mendja të protestoni duke kërkuar drejtësi për më shumë se 200 të vrarë, nga një dorë kriminale dhe të udhëhequr nga një qendër edhe më kriminale?
Cila është drejtësia e vërtetë për juve? Ajo që vlen për të gjithë njëjtë, apo kjo e juaja selektive? Vërtetë jeni të njëanshëm skajshmërisht, patetikë, të padrejtë, kur kërkoni drejtësi në rrugë kundër drejtësisë.
Lëreni të qetë të vendoset drejtësia në vendin ku duhet dhe i takon ta ndajë, në Gjykatën Speciale në Hagë, si institucion i specializuar për ndarjen e drejtësisë. Mos kërkoni drejtësi në rrugë kundër drejtësisë institucionale.
Sllogani i juaj „Liria Ka Emër“ e ka kuptimin e vërtetë vetëm atëherë kur drejtësia vendoset e barabartë për të gjithë.

DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.