E enjte, 17 shtator 2026
Rama, plaga

Rama ia ngulë thonjtë emigrantit, sapo del nga avioni në Napoli

Edi Rama ka sulmuar me thonjë dhe e ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli me fjalët: Të zhduki.

Gazetari Çim Peka ka denoncuar në rrjetet socialet skandalin e ndodhur pasditen e sotme në avionin e linjës Tiranë-Napoli, ku pasagjer ka qenë dhe Rama.

Peka shkruan se, Rama ka sulmuar me thonj emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.

‘Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri!

Rama kap me thonjë emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli.

Pse thoni ju: Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dem ka bërë. Rama e kap me thonjë duke zbrit nga shkallet e avionit dhe e kërcënon me fjalët: Të zhduk!

Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqërojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje.

Me këtë monstër duhet marre seriozisht, ky çdo dite po kërkon argat me …. e vete!’, shkruan gazetari Çim Peka në denoncimin e tij.