E shtunë, 01 gusht 2026
qami

A u ndalua nga Kosova shkrimtari çam Kondi me urdhër nga Greqia!?

Policia e Kosovës si duket është urdhëruar nga qarqe antishqiptare ta ndalonte shkrimtarin çam, Arbend Kondi, i cili nga një panair në Maqedoni, po vinte drejt një panairi tjetër në Kosovë, për të promovuar gjenocidin grek!

Por, si duket autoriteteve në Kosovë, atyre të lidhura mish e thua me ato greke, po ju pengon ky mision!

Por, pavarësisht këtij ndalimi të paprecedentë, reagimet publike janë thuajse inekzistente. Së fundi ka reaguar Lidhja Shqiptare në Botë, e cila I ka akuzuar institucionet e Kosovës për sjellje të rëndë ndaj Kondit!

Në vijim reagimi i saj:

REAGIM PUBLIK

Lidhja Shqiptare në Botë shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndalimin disaorësh të shkrimtarit dhe drejtuesit të Shtëpisë Botuese “Çamëria”, z. Arben Kondi, nga autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës në pikën kufitare Jazhincë.

Sipas informacioneve që kemi, pas përfundimit të Festës së Librit Gostivar 2026, organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut, z. Arben Kondi, më 29 korrik 2026, ishte duke udhëtuar drejt Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në Panairin e Librit në Prizren, kur u ndalua për disa orë në pikën kufitare Jazhincë, pa iu mundësuar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës gjatë asaj periudhe. Në automjetin e tij ndodheshin libra, të destinuar për promovimin e kulturës, librit dhe bashkëpunimit kulturor ndërshqiptar.

Duke respektuar plotësisht kompetencat ligjore të institucioneve kufitare të Republikës së Kosovës, konsiderojmë se çdo ndalim apo kufizim i lirisë së lëvizjes duhet të jetë i bazuar në procedura të qarta, transparente dhe të arsyetuara.

Për këtë arsye, i drejtohemi autoriteteve kompetente me kërkesën që të sqarojnë publikisht arsyet e këtij ndalimi dhe të shqyrtojnë me kujdes rrethanat e rastit, në mënyrë që të eliminohet çdo paqartësi dhe të ruhet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.

Shkrimtarët, botuesit dhe intelektualët janë ambasadorë të kulturës, dijes dhe dialogut. Lëvizja e tyre e lirë dhe pjesëmarrja në veprimtari kulturore përbëjnë një vlerë të përbashkët kombëtare, që meriton të mbështetet dhe të inkurajohet.

Shprehim besimin se institucionet e Republikës së Kosovës do ta trajtojnë këtë rast me seriozitet, profesionalizëm dhe transparencë, duke ofruar sqarimet e nevojshme dhe duke ndërmarrë masat e duhura, nëse konstatohen parregullsi procedurale.

Në frymën e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe të shtetit të së drejtës, shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten, në mënyrë që askush që kontribuon në kulturë, arsim dhe jetën intelektuale shqiptare të mos përballet me shqetësime të panevojshme.

Lidhja Shqiptare në Botë –

Kryesia Qendrore