
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përreth godinës së qeverisë.
Në protestën e 100-të kundër qeverisë, profesori i Universitetit Bujqësor, Ramiz Metaliaj, iu drejtua qytetarëve me një thirrje për vijimin e protestave, duke e cilësuar situatën në vend si të rrezikshme.
Sipas tij, qytetarët dolën në protestë në një moment kur qeveria shiste vendin dhe opozita nuk po e kryente rolin e saj.
Metaliaj shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit në protestat e 100 ditëve dhe tha se entuziazmi mbetet i lartë për të arritur objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeveria dhe formimin e nje qeverie qe te marre ne dore fatet e vendit.
“Atdheu është në rrezik dhe ju dolët për ta mbrojtur. Dolën në një kohë kur nuk kishte për ta mbrojtur, qeveria po e shiste, opozita ishte inekzistence. Dolët ju për të bërë opozitën. Mirënjohje që dolët në këtë shesh për 100 ditë. Jemi me entuziazëm që të arrijmë objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që të marrë në dorë fatet e kombit tonë”, tha nder te tjera, Ramiz Metaliaj, profesor në Universitetin Bujqësor.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, në ditën e 100-të protestuesit kanë zgjedhur ta rrethojnë në mënyrë simbolike Kryeministrinë, duke marshuar në rrugët përreth saj.
“Rrethoni Kryeministrinë në mënyrë simbolike” dhe “Rama, jep dorëheqjen” janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit përmes megafonëve.
“Ju erdhi fundi”, është një tjetër nga sloganet e protestuesve, të cilët vijojnë lëvizjen me flamuj kombëtarë në duar, përgjatë rrugëve pranë godinës së Kryeministrisë.
Gazetari Osman Stafa tha se kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia. Ne diten e 100, Stafa tha se atdheu thërret dhe të gjithë duhet të jenë bashkë.
“Nuk e kishin menduar kurrë që do zgjaste. Shqiponjat e diasporës do vijnë. Shqipëria do u takojë shqiptarëve dhe jo hajdutëve. Qëndresa historike është kontributi më i zgjuar që i keni dhënë këtij vendi, atdheut, Shqipërisë.
Këtë protestë nuk e ka thirrur partia por Shqipëria. Ka një moment kur të thërret atdheu. Ky është momenti që shqiptarët të luftojnë për atdheun. A e mbani mend, ka kohë që ka mbaruar botërori por ja ku jemi.
Unë do e përsëris, mos i besoni partisë, por besoni popullit shqiptar. Mjaft i keni shërbyer dhe u keni dhënë votën, ky është momenti që shqiptarët të mendojnë për vendin e tyre. Ata duan t’i hedhin hi syve, shqiptarë mos e tradhtoni protestën”.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.