E shtunë, 29 gusht 2026
Hysa meq

Boksieri shqiptar Nelson Hysa, shkatërron ‘vikingun e fundit’ Narmon

Nelson Hysa shkëlqeu kundër vikingut Narmon, duke konfirmuar titullin kampion e padiskutueshëm WBO Global në peshat e rënda!

Boksieri shqiptar ka mposhtur “vikingun e fundit” Thomas Narmon me nokaut klasik, duke vazhduar serinë e fitoreve pa humbje, 25 me zero, nga të cilat 23 me ndërprerje.

Hysa e Narmon u përballë sonte në O2 Arena në Londër, në një duel për tituj WBO botëror dhe regjional.

Ky meç ishte para përballjes kryesore të sontme në Arena 02, Itauma – Hërgoviç.

41-vjeçari shqiptar mposhti kundërshtarin brenda vetëm dy raundeve, pas 3 minutave e gjysmë.

Menjëherë pas përfundimit të duelit, transmeton klankosova.tv, ekipet mjekësore iu afruan Narmos dhe i dhanë oksigjen.

Për fat të mirë, boksieri norvegjez u largua nga ringu duke ecur vetë.

Megjithatë, nata nuk përfundoi aty për Hysën. Pas shpalljes së rezultatit, ai shkoi drejt ulëseve pranë ringut, ku u përfshi në një përplasje të tensionuar me boksierin Agit Kabayel, duke i kërkuar të njëjtit duel.

“Mos ke frikë nga unë. Do të të nokautoj edhe ty. Mos ik”, i tha Hysa Kabayelit.