
Fatmir Iliazi
Psikopatët e pushtetit të hajdutëve dhe të kryepsikopatit Rama kanë pushtuar jo vetëm skenën politike, por edhe një pjesë të madhe të hapësirës mediatike shqiptare.
Për fat të keq, gjatë këtyre dhjetë viteve, kjo kategori është shtuar si buburrecat dhe, më keq akoma, pushteti u ka dhënë edhe kurajën e një skllavopronari modern: të flasin me arrogancë, të sulmojnë këdo që mendon ndryshe dhe ta paraqesin servilizmin si virtyt.
Por dëmi më i madh i këtij pushteti nuk është vetëm korrupsioni, klientelizmi apo shkatërrimi i institucioneve. Është deformimi i vetë mënyrës se si shqiptarët e shohin realitetin.
Një vend ku propaganda zë vendin e së vërtetës, ku servilizmi shpërblehet dhe kritika ndëshkohet, rrezikon të kthehet në një spital të madh politik, ku absurdi shitet si normalitet dhe marrëzia si zhvillim.
Problemi nuk është vetëm se mungon demokracia. Problemi është se, pas dhjetë vitesh propagandë dhe manipulim, po tentohet të bëhet normale edhe ajo që në një shoqëri normale do të konsiderohej e papranueshme.
Dhe kur një pushtet arrin t’i bëjë njerëzit të mbrojnë edhe absurditetet e tij, atëherë dëmi që ka shkaktuar është shumë më i madh.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.