E enjte, 27 gusht 2026
Donjeta Sa-M

Donjeta Sadiku mund rusen e Serbisë, fiton të arten mesdhetare!

Boksierja dardane Donjeta Sadiku, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

Sadiku në finale ka mundur rusen Kristina Kuluhova garuese për Serbinë.

Kuluhova u tërhoq në rundin e dytë si pasojë e lëndimit.

Donjeta Sadiku krenoi Kosovën sot pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

Ajo mposhti rusen që përfaqësonte Serbinë, Kristina Kuluhovën.

Pasi iu vu medalja në qafë, Sadiku iu bashkua ekipit të Kosovës në këto gara, dhe pozoi me ta e me medaljen.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas triumfit të boksieres kosovare, Donjeta Sadiku, e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

Sadiku triumfoi në finalen e kategorisë së saj përballë boksieres serbe, Kristina Kuluhova. Megjithatë, përballja përfundoi në rundin e dytë, pasi Kuluhova u tërhoq për shkak të një lëndimi.

Pas fitores, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përshëndetur suksesin e Sadikut, duke shprehur krenarinë për paraqitjen e saj dhe për medaljen e artë të fituar për Kosovën.