E mërkurë, 26 gusht 2026
donjeta-sadiku

Donjeta Sadiku siguron medaljen e argjendët, nesër përballet me boksieren serbe për të artën

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në ring.

Sadiku triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj boksieres greke Sofia Legaki, me rezultat të pastër 5:0, duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.

Por synimi i Sadikut tashmë është medalja e artë. Boksierja kosovare do të ngjitet sërish në ring nesër, ku në finale do të përballet me serben Kristina Kuluhova.

Donjeta Sadiku tashmë ka siguruar një medalje për Kosovën në Taranto, por do të kërkojë që aventurën në Lojërat Mesdhetare ta përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme – me medaljen e artë.