
Angjelina ishte e bija e princit të famshëm shqiptar Gjergj Arianiti dhe e motra e Donikës, gruas së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Princërit shqiptarë të mesjetës shquheshin edhe për lidhjet e tyre me kishat dhe manastiret. Të gjithë e dinë përkushtimin e familjes Kastrioti për manastirin e Hilandarit në Malin Athos. Po në atë manastir jetoi si murg orthodhoks vëllai i madh i Skëndërbeut, Reposhi.
Familja e Arianitëve, që zotëronte territore të mëdha të Shqipërisë së Jugut, ishte një nga familjet më të dëgjuara ballkanase të Mesjetës. Ndaj, Gjergj Arianiti, një princ i shquar, që ishte një nga të parët që kishte mundur turqit, bëri krushqi me princërit më të dëgjuar orthodhoksë të kohës. Donika u martua me Gjergj Kastriotin, Angjelina, vajza tjetër, u martua me despotin e Mezisë, Stefanin, krushqi e miratuar edhe nga princërit e tjerë shqiptarë.
Angjelina u shqua që në fëmijëri për butësinë, mirësinë e zemërdhembshurinë e madhe që kishte ndaj të varfërve e nevojtarëve. Gjithmonë kishte dashur të tërhiqej e të bënte një jetë të për-kushtuar vetëm Zotit. I pëlqente vetmia dhe vizitonte shpesh kisha e manastire. Në atë kohë, Shqipëria ishte mbushur tërë kisha e manastire, ku jetonin qindra mësues të mëdhenj shpirtërorë. Thuhet se vetëm Kruja kishte pasur 365 kisha, të cilat u prishën nga pushtimi barbar osman. Ndoshta, një kujtim i këtyre kishave është thënia popullore në Krujë, që ky qytet ka 366 vende të mira. Ashtu ishte dhe malësia e Tiranës, e cila kishte kisha katedrale të panumërta, si katedralja e Shën Stefanit në Kllojkë etj.
Shumë qytete të Shqipërisë, tashmë të zhdukura, ishin të famshme për jetën fetare. Numrin 365 kisha në një qytet e gjejmë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, gjë që tregon se sa i zhvilluar ishte Krishterimi në këtë pjesë të Ballkanit, dhe se çfarë dëmi të madh i solli pushtimi turk kombit tonë.
Përveç shkatërrimeve materiale, u shkatërrua edhe pasuria e madhe shpirtërore, e mbledhur ndër shekuj. U dogjën kronika e libra të pazëvendësueshëm për historinë e popullit tonë, u rrënuan mijëra kisha e manastire dhe, për më tepër, humbi identiteti dhe ideali për të cilin luftoi edhe princi më i famshëm i popullit shqiptar në Mesjetë, Gjergj Kastrioti. Por le të kthehemi përsëri te shenjtorja jonë.
Edhe pasi u martua me despotin e Mezisë, Angjelina bënte të njëjtën jetë, si më parë. Ndonëse princeshë, ishte e përulur dhe e dashur me njerëzit e thjeshtë. Pushtimi turk e detyroi Stefan Brankoviçin, të birin e Gjergj Brankoviçit, dhe të shoqen, Angjelinën, të merrnin rrugën e mërgimit.
Fillimisht ata erdhën në Shqipëri, pastaj shkuan në Itali. Edhe në mërgim, Angjelina jetonte me devotshmëri e me frikë Perëndie. I rriti dhe i edukoi dy djemtë e saj, Joanin dhe Maksimin, me një frymë të vërtetë të krishterë. Pas ndarjes nga jeta të të shoqit, Stefanit, ajo u bë murgeshë dhe iu përkushtua lutjeve, ndihmave për të varfrit dhe ndërtimit e restaurimit të kishave dhe manastireve. Një grua besnike, një nënë e mirë dhe një e krishterë e përsosur, ajo e meritoi emrin që i dha populli “Nënë Angjelina”.
Në vitin 1476, djali i saj, Joani, i rritur në Venedik, u bë përsëri despot i Mezisë. Sipas shembullit të nënës së tij, edhe ai iu përkushtua ndihmesës së kishave. Ndihmoi manastiret në Malin Athos, në Shqipëri, Dalmaci e Banat. Joani ishte despoti i fundit i Mezisë dhe është kanonizuar nga Kisha Orthodhokse.
Mbas vdekjes së të birit, Angjelina shkoi në manastirin e Krushedolit, të cilin ajo vetë e kishte themeluar. Atje jetoi në përkushtim të plotë, me lutje, agjërim dhe ngritje shpirtërore të vazhdueshme. Fjeti në paqe në fillim të shek. XVI dhe u bashkua me Stefanin e drejtë dhe me dy bijtë e saj të devotshëm. Lipsanet e saj mrekullibërëse ruhen pranë lipsaneve të të shoqit dhe të të dy djemve, në manastirin e Krushedolit, ku ndërroi jetë. Lipsanet janë dëmtuar nga turqit.
Kisha Orthodhokse e nderon kujtimin e saj më 30 korrik.
“Motra e Donika Kastriotit është shenjtore ortodokse që nderohet në 5 shtete. Lindur në Vlorë 1440. Pse s’e mësuam në shkollë?”
Shën Angjelina Arianiti: E vetmja me 3 shenjtorë ![]()
Shën Angjelina Arianiti 1440-1520 ![]()
Motra e Donika Kastriotit. Bijë e Gjergj Arianitit.
Despote e Mëzisë. Nënë e 2 shenjtorëve.
Nderohet sot në 5 shtete ortodokse.
E vetmja familje shqiptare me 3 shenjtorë në 1 brez.
Ti e dije? Shpërndaje që ta mësojnë të gjithë
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since 1966, when designers at Letraset and James Mosley, the librarian at St Bride Printing Library in London,
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.