E shtunë, 08 gusht 2026
Protesta70

“Eskobari i Ballkanit”- Protestuesit e mbyllin protestën e 70-të

Protestuesit u nisën nga Kryeministria dhe vijuan marshimin përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”, në drejtim të zonës së Vasil Shantos.

Protestuesit që vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 70-të kundër qeverisë, i kanë kushtuar një këngë kryeministrit Edi Rama.

Me vargje ironike dhe thirrje kundër kryeministrit, qytetarët kanë kënduar gjatë marshimit:

“Eskobari i Ballkanit,

o hajdut i buxhetit,

ne nuk ikim pa dorëheqje,

hej, Rama, shporru ti taniii!”

Kënga është shoqëruar me thirrje dhe duartrokitje nga protestuesit, ndërsa marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit.

Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë, e cila është kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e tyre.

Më vonë ata vijuan lëvizjen në Bulevardin “Gjergj Fishta”, për t’u rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Pikërisht aty, qytetarët mbyllën protestën e 70-të, pas disa orësh marshimi në rrugët e kryeqytetit.