
Asnjë politikan thuaja në Kosovë nuk ka më shumë arsye se sa kreu i LDK-së, të tregohet dinjitoz me Albin Kurtin dhe VV-në.
I akuzuar për shumë vite nga zyra e propagandës dhe mashtrimit e VV-së, se ai është një politikan i dyshuar dhe pa qëndrime atdhetare, aq sa shkonin akuzat se ai është lubomiri (i serbizuar) dhe jo Lumiri, emër tipik shqiptar!
Nuk është tani ky rasti, që ai të vendosë ta rrëzojë Kurtin, për shkak të atyre akuzave. Ky është thjesht rasti i tij personal, pjesa identitare e tij, që duhet ta motivojë, që të respektojë plotësisht legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës!
Dhe mbi të gjitha:
Pra, do të jetë dhe është dysfish e pandershme nga Lumiri dhe LDK-ja, që thjesht do të vendoste në interesa të Kurtit dhe VV-së;
Por, kundërshtimi i këtyre shkeljeve kushtetuese dhe ligjore nga Kurti dhe VV-ja, nuk do të thotë aspak, që i japin të drejtë Lumirit dhe LDK-së, të vendosë apo t’i dorëzohet interesave të PDK-së apo figurave të rrezikshme të saj politike, për të cilat shqiptarët dhe shteti ynë ka paguar tmerrwsisht shumë, si:
– dëmet e pakthyeshme të vrasjes së figurave qendrore dhe të jashtëzakonshme të LDK-së, por edhe të vetë Kosovës si Ahmet Krasniqi, Xhemail Mustafa e dhjetëra të tjerë!
– dëmet nga vjedhjet e fondeve të luftës dhe shpërdorimi i tyre për interesa personale, klanore e grupore,
– dëmet politike nga dhuna politike dhe me kulminacion me trazira e 2004-ës, që shqiptarëve u dha goditjen fatale – me një pako dhe Kushtetutë që ua mohon identitetin suprem nacional – shqiptarësinë, identitetin më të lashtë europian, dhe me gjuhën më të lashtë të më shumë se 5 miliardë njerëzve,
– dëmet nga keqqeverisja, vjedhje, korrupsion, banditizëm, pandëshkueshmëri, sistem invalid gjyqësor e prokurorial etj.
– dëmet e shkaktuara LDK-së nga dhuna e përmendur dhe aparati represiv i drejtuar ndaj saj dhe figurave të saj, për ta marrë ‘kalanë nga brenda’ pas vdekjes së Rugovës,
– dëmet politike të shkaktuara nga përpjekja për ndryshimin e kufijve të Kosovës nga Thaçi dhe të tjerët,
– dëme këto dhe të tjera, që sollën rritjen eksponenciale të VV-së, edhe këto në saje të vendimeve të njerëzve të PDK-së e ish-SHIK-ut brenda LDK-së, veçanërisht në kohë pandemie.
Pra, LDK-ja duhet të vendosë e pavarur dhe në bazë të arsyes së thellë shtetërore e identitare, por gjithnjë në zbatim të ruajtjes së Kushtetutës, deri në krijimin e kushteve për ndryshimin e saj, në dobi të njohjes dhe ruajtjes së identitetin tonë shqiptarë! / Dardaniapost
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.