E enjte, 27 gusht 2026
shqiptaret

NË FILLIM TË SHEKULLIT XX, FILOLOGËT DHE GJUHËTARËT GREKË I NXISNIN STUDENTËT E GJUHËSISË GREKE TË MËSONIN SHQIPEN, QË TA KUPTONIN MË MIRË GJUHËN E LASHTË GREKE!

Marios Dimopoulos

Në një libër grek të fillimit të shekullit XX lexojmë:

“Për të treguar se sa shumë ligjërimi i sotëm shqiptar i ngjan, për nga mënyra e shprehjes, atij të lashtë pellazgjik, dhe se si i njëjti popull, në rrethana të ngjashme dhe në mënyrë të ngjashme, shpreh ndjenjat e tij, paraqesim, për hir të krahasimit, nga përmbledhja e Hahn-it, një elegji që këndohet në Shqipëri për vdekjen e një burri luftëtar, duke e përkthyer atë në greqishten arkaike dhe në greqishten e re.

Krahasimi i përkthimit në greqishten e lashtë me tekstin shqiptar tregon se sa shumë relikte arkaike greke përmban edhe ky ligjërim popullor shqiptar i papërpunuar, dhe se sa i dobishëm mund të jetë studimi i gjuhës pellazgjike shqiptare për ata që merren me gjuhësinë e greqishtes së lashtë.”

Po paraqes faqet e skanuara të librit.

Shohim qartë se një shekull më parë ne grekët e konsideronim gjuhën shqipe pellazgjike dhe të dobishme edhe për të kuptuar gjuhën tonë!

Filolog – Gjuhëtar – Etnolog
Autor – Studiues – Referues në Konferenca Ndërkombëtare

Lajme të ngjashme