E hënë, 24 gusht 2026
qeliza

“NUKLEUS” = “Nuk-Le, Us”

Kastriot Melyshi

“NUKLEUS” = “Nuk-Le, Us” emërtëohet Bërthama qelizore, sipas gjuhës Latine. Prapashtesa “Us” përdoret për të përforcuar idenë ose emërtimin përkatës, ekuivalente me fjalën shqipe “është”, “es”, “is,t”, “as”… në gjuhë të tjera.

Por, kur diçka Është, ajo nuk ka nevojë të pohoet/përforcohet, me “Us, Është” (Ze-Us, p.sh. ose De-Us…etj).

Kështu, kjo prapashtesë pohuese/përforcuese është e pasigurtë për vërtetësinë që ajo na servir dhe, me siguri që kemi të bëjmë me një gjy(a)sme të vërtetë ose me një dukuri (duket sikur është) të të vërtetës.

“-Le”, ka të bëjë me lidhjen, “Le”-galizim, “Li”-gjërim, “Li”-dhje (“Le = Lidh”).

Kështu, do të kemi ose do ta motivojmë, këtë fjalë, sipas Shqipes: “Nuk-Lidh, Nuk-Është Lidh”,ur = “NUKLEUS”!

Për t’u bindur në vërtetësinë e etimologjis tonë duhet t’i referohemi strukturës bazë të Bërthamës apo Nukleusit qelizor: (shiko fotot).

Në qendër të ADN-së apo në mes të dy spiraleve kromosomale, gjithnjë ndodhet i kapur ngusht, “i lidhur” apo i hymun brenda një atom Hy-drogen i cili, në tentativë për t’u çlidhur/çliruar, lëviz ritmikisht, nga një krah në tjetrin dhe, gjatë kësaj përpjekje për liri, ai thur/krijon/bën aminoacidet bazë, përkatëse dhe jetike për jetën qelizore…

Kështu, në dukje “e lidhur” dhe ngurtësuar, (lidhja ka të bëjë me Hydrogenin), Hidrgjeni “gëzon” një liri relative, brenda kësaj lidhjeje (burgut ku e kanë futur) fal përpjekjeve të tij për liri/pët t’u çliruar. Kështu, në të vërtetë Bërthama qelizore, në dukje solide, e ngurtë, në formatimin e lidhur të saj, në të vërtetë është gjysmë/gjasme e lidhur.

Ajo është mjaft e brishtë dhe, çdo dalje, shpërthim apo thyerje e këtij “burgu” nga ana e Hy-drogjenit është e barabartë me thyrje të Hy-munitetit trupor dhe shfaqjen e të gjitha sëmundjeve të mundëshme, pa përjashtuar edhe kancerin.

“BËRTHAM”, “Bër-thym”, “Bër-t’hym”, “Bër-tharm”…etj, që ne përdorim në gjuhën tonë, pas analizës së më sipërme, bëhet më e lehtë dhe e kuptueshme për t’u motivuar.

Gjuha Shqipe, me fjalën Bërtham na jep një panoramë edhe më të qartë e më të plotë të mënyrës së krijimit (bër-thym, bër-t-hym) funksionit (bër-tharm) të bërthamës qelizore. Kështu, pas gjith kësaj që shkurtimisht paraqitëm këtu, bindemi se, Gjuha është avangarde për të gjitha shkencat (gjuha = the pilot science), në të gjitha kohërat (“E para ishte Fjala….”).

Fjala mban të fshehur e të kodifikuar të gjitha të vërtetat shkencore, për të cilat shkencat po lodhen e shpenzohet shumë për t’i gjetur.

Duke njohur e, zbërthyer mirë Fjalën, ajo, pa gabuar e pa lodhje, do të na japë diagnozën dhe mjekimin e të gjitha sëmundjeve…