E martë, 04 gusht 2026
protesta66

“S’mund të ketë flamur serb në Shkodër!”- Do ishte një “kalë Troje”!

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar ndaj diskutimeve për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje të tillë dhe duke kërkuar që qeveria shqiptare të trajtojë më parë çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Guri iu drejtua kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke deklaruar se Shqipëria nuk duhet të pranojë vendosjen e simboleve serbe në Shkodër pa u garantuar të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve.

“Zoti kryeministër dhe ti ministër i Jashtëm, shpreheni se mund të ketë një konsultë në Shkodër për gjoja 56 të ashtuquajtur serbë. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritete për aq kohë sa kufizohet nga i njëjti gjak”, tha Guri.

Më tej, ambientalisti kritikoi mungesën e reagimit nga kryeministri Edi Rama për çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që siç tha ai, nuk kanë të drejta të plota.

“Nuk mund të ketë flamur serb në Shkodër, për aq kohë sa nuk mund të ketë të drejta të shqiptarit në Luginën e Preshevës, për aq kohë sa Vuçiç të mos u thotë më ushtarëve që Kosova është pjesë e Serbisë”, përfundoi ai.

Ambientalisti Sazan Guri: Zoti kryeministër dhe ti ministër i Jashtëm, shpreheni se mund të ketë një konsultë në Shkodër për gjoja 56 të ashtuquajtur serbë, sepse Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritete për aq kohë sa kufizohet nga i njëjti gjak.

Nuk mundet kurrë që shqiptari të ketë minoritet, qoftë me grekun, sepse kemi Çamërinë në mes, qoftë me serbin, sepse kemi shqiptarët e Kosovës në mes. Me Maqedoninë, sepse kemi shqiptarët e Maqedonisë, apo edhe me Malin e Zi, sepse kemi Malet e Hotit dhe të Malësisë, janë shqiptarë.

Dua t’i them, për aq kohë sa ti nuk je shprehur kurrë për pasivitetin e adresave, lindjeve dhe pronave në Luginën e Preshevës, si mund të miratosh ngritjen e një flamuri serb në Shkodër, që nuk është më tepër përfaqësim i atyre 56 gjoja serbëve, por futja e “kalit të Trojës”, siç kundër bëhet në vitet 1800.

Nuk mund të ketë flamur serb në Shkodër, për aq kohë sa nuk mund të ketë të drejta të shqiptarit në Luginën e Preshevës, për aq kohë sa Vuçiç të mos u thotë më ushtarëve që Kosova është pjesë e Serbisë.