
Për ata që kanë dilema se çfarë duhet të thotë Gjykata Kushtetuese dhe kush e ka përgjegjësinë për konstituimin e Kuvendit, duhet ta lexojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, për shkeljet e qëllimshme dhe katandisëse të kryera nga Vetëvendosja, hiq më larg se një vit më parë!
(Dhe jo si vitin e kaluar në dhjetëra mbledhje të Kuvendit u provua të zgjidhej kandidati i njëjtë.)
Të gjithë jemi dëshmitar, që këtë urdhër të Gjykatës Kushtetuese nuk e përmbushi Vetëvendosje, duke refuzuar të propozojë një kandidat, dhe që në kundërshtim me përgjegjësitë e tij si kryesues i seancës, Avni Dehari, abuzoi për herë të dytë, në vazhdimin e seancës edhe pas shkeljes së afatit kushtetues 30 ditor. Ndërsa, tashmë kanë kaluar 96 orë, dhe në kundërshtim me afatin 48 orë, po vazhdon shkelja e vendimit të Gjykatës.
Dehari, dy herë radhazi, përfshirë në mbledhjen e Kuvendit të së shtunës, pas afatit kushtetues, në vend që të këmbëngulte në përmbushjen e detyrimit të VV-së për të propozuar një emër për kryetar të Kuvendit, ai e pranoi propozimin për shkelje të matejshme kushtetuese nga Albin Kurti, që të shtyhet seanca për të gjetur një kandidat.
Vetëvendosje nëpërmjet u.d. të presidentes Albulena Haxhiu, qëllimisht e kishte caktuar datën e konstituimit në fund të afatit kushtetues, me qëllim të zvarritjes së procesit, përfitimit të kohës, që duke luajtur me çështje kushtetuese, data për zgjedhje të jashtëzakonshme, t’i afrohet sa më shumë dhjetorit, fundvitit, kur shpreson që mund të marrë vota maksimalisht në diasporë, nga votuesit shqiptarë atje.
Por, kjo shpresë e tyre mund të marrë dy goditje. Kthjellimi i votuesve në diasporë që të mos e mësbtesë një batakçi të atdheut, dhe e dyta edhe më e rrezikshme, pas nxjerrjes së ligjit për njohjen e të drejtës së shtetësisë, edhe për serbët kolonë, që e kanë braktisur Kosovën, dhe pasardhësit e tyre, serbët mund të ndërtojnë një kurth, ku numri i votuesve serbë të rritet artificialisht, dhe të marrin më shumë se 10 vende në Kuvend, siç kaa ndodhur në zgjedhjet e para nacionale pas luftësm, kur “Povrataku” i Oliver Ivanoviçit mori 22 depuetët në saje të faktit se sipas Kornizës Kushtetuese, serbëtkishin 10 vende të rezervuara dhe 10 vende të garantuara, dhe sipas rezultatit zgjedhor i tejkaloi të dyja pritjet.
duek kërkuar kohë shtesë pas afatit 30 ditor, gjatë së cilës kohë, deputetja e kësaj partie, njëherit ushtruese e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu refuzoi të caktonte datë të mëhershme për mbledhje konstituese të Kuvendit,
Vendi vazhdon të ketë një qeveri në detyrë, që sipas gjykatave, ajo do të duhej të ishte shumë e kujdesshme në vendimet që merr, sidomos e ka të ndaluar që të nxjerrë akte nënligjore normative.
“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.