E shtunë, 08 gusht 2026
Zelenski12

Zelenksi i paturp! – Turpëron Kosovën dhe shqiptarët

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket asaj që thatë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai, sipas mediave në Serbi.

Po ashtu Zelensky ka falënderuar Serbinë për “respektimin e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, përfshirë Krimenë”.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë në çështjen e Serbisë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd.

Gjatë fjalës së tij Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk ka ndryshuar qendrim për mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas tij Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë.