
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi jo vetëm për mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, por edhe për rendin e ditës së saj.
Cakolli, u shpreh se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka ngritur në nivel kushtetues edhe çështjen e rendit të ditës, duke e bërë të qartë mënyrën se si duhet të zhvillohet seanca.
“Në fakt tashmë Gjykata Kushtetuese e ka ngritur në nivel kushtetues edhe rendin e ditës tashmë është e qartë se seanca më 6 gusht është e qartë edhe rendi i ditës paralelisht me krijimin e atij komisionit për verifikimin e mandateve i cili ndonëse mund të ketë cështje që mund të ngritën në kuadër të tij për shkak se në kuptim kushtetues ndodhemi në situatën e ngjashme siç kemi qenë në shkurt të vitit 2025 ku kemi një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë të cilët njëkohësisht janë certifikuar për të qenë deputetë dhe mbetet të shihet se si do të veprohet në këtë drejtim sa i përket çështjes së dhënies formale të dorëheqjes sepse të njëjtit nuk mund të ushtrojnë dy mandate”, u shpreh Cakolli në RtvDukagjini.
Sipas Cakollit, paralelisht me zhvillimin e seancës do të krijohet edhe komisioni për verifikimin e mandateve, megjithëse në kuadër të tij mund të ngrihen çështje të caktuara që lidhen me statusin e kryeministrit dhe ministrave në detyrë.
Ai theksoi se situata aktuale është e ngjashme me atë të shkurtit të vitit 2025, pasi ekziston një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë që janë certifikuar njëkohësisht edhe si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Situata në kuptim të ligjit për Qeverinë dhe ligjit për zgjedhjet përkatësisht rregulloren e punës së Kuvendit është e qartë që ministrat që janë në detyrë, përkatësisht edhe kryeministri në detyrë nuk mund të marrin mandatin e të qenit deputetë pa dhënë dorëheqje formale nga pozitat e tjera”, u shpreh Cakolli.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.