
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, përshëndeti sot nga sheshi i protestës së 62-të qytetarët e Bashkive që po shkrihen nga Reforma territoriale e PS-së që janë ngritur në revoltë kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës.
Ai apeloi që ata t’i bashkoheshin sheshit të protestës në Tiranë dhe të rezistonin për t’i thënë boll gjenocidit dhe shpopullimit të Shqipërisë. Ai theksoi se kontrata e shqiptarëve bëhet me popullin në shesh dhe jo me qeverinë që abuzon.
“Kontrata dhe besëlidhja bëhet në shesh me popullin e ndershëm dhe jo me qeveritë. Përshëndesim qytetarët e Poliçanit, Dimalit, Libohova e Avni Rustemit që janë ngritur për të ruajtur dinjitetin. Qeveria e Ramës bën genocide për 13 vjet dhe për pastrimin e trojeve shqiptare nga populli i vetë. Ai ka nisur reformën territoriale që qytetari të mos marrë shërbim shtetëror dhe të shkojë në emigrim. Po zvogëlon gjykata, komuna e bashki”, tha ai.
Zotaj deklaroi se qëllimi i Ramës është vetëm boshatisja e Shqipërisë dhe sjellja e emigrantëve të tjerë.
“Nuk do i bëjmë qejfin një gjenocidiali si Edi Rama, që punon për largimin e shqiptarëve dhe zëvendësimin me njerëz nga anë e mbanë botës. Ne respektojmë nacionalitetet, por do respektojmë një qeveri që respekton qytetarin shqiptar së pari pastaj ata soj e sorrollop të tjerë”, vijoi ai.
Në fund Zotaj apeloi për bashkim dhe qëndresë në shesh. Ai tha se qytetarët nuk duhet të sillen si skllevër, por të ruajnë dinjitetin.
“Thirrje të gjithë socialistëve të tjerë, çohuni të shpëtoni nga kjo qeveri dhe ajo administratë. Mos lejoni të jeni në popull pa atdhe. Çohuni, mos jetoni si ata skllevërit që presin pronarin. Jo, fatin e bëjmë ne, ne jetojmë më dinjitetshëm se ata që janë me puhtet. Nuk bëhet dinjiteti nga Edi Rama. Hajdeni në shesh me ne, t’i themi boll tiranisë dhe gjenocidit”, përfundoi ai.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.