E mërkurë, 05 gusht 2026
Protestat67

Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, protestuesit thirrje: Qytetarë çohuni nga gjumi! Bashkohuni me ne!

Protesta e 67-të kundër qeverisë ka vijuar me një marshim të gjatë në rrugët e Tiranës, ku qytetarët kanë lëvizur nga zona e Liqenit Artificial drejt pjesëve të tjera të kryeqytetit.

Pas ndalesës dhe marshimit në zonën e Liqenit Artificial, protestuesit janë drejtuar drejt zonës së Petro Ninit dhe më pas drejt Sheshit Wilson, duke vijuar thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë lëvizjes, qytetarët u kanë bërë thirrje banorëve të Tiranës që t’u bashkohen në protestë.

“Çohuni nga gjumi! Bashkohuni me ne!”, kanë qenë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit.

Qytetarët kanë përsëritur sloganet e tyre duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.