
Ismet Hashani, zëdhënës në policinë rajonale të Gjilanit, ka konfirmuar për Express se sonte rreth orës 21:45 policia ka pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ”Lufta e Gjilani 44“ në Gjilan, ka ndodhë nje detonim në një veturë.
Sipas tij, nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar që dyshohet nga një mjet shpërthyes.
Hashani tha se në veturë kanë qenë dy persona, “vozitësi dhe një pasagjere”. “Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”, tha Hashani për Gazetën Express.
Lidhur me rastin Hashani tha se “Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shteti”.
“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.
Ndërkohë, “Radio Star”, ka publikuar pamje nga momentet kur banorët ndodhen në zonën përreth.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.