
Bukuresht, Rumani
– Në Bukuresht u mbajt sesioni i rregullt shkencor dhe artistik, i organizuar nga Akademia Tomitana në bashkëpunim me Universitetin Cantemir, një veprimtari ndërkombëtare që mblodhi studiues, akademikë, krijues dhe artistë nga 25 shtete të botës.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje ishte edhe Rexhep Kurbogaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Pejës, i cili u nderua nga Këshilli Organizativ me Diplomë Ekselence për Menaxhim dhe Lidership.
Ky vlerësim iu dha Kurbogajt në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tij në fushën e menaxhimit, drejtimit institucional dhe lidershipit në qytetin e Pejës.
Gjatë qëndrimit në Rumani, Rexhep Kurbogaj zhvilloi gjithashtu një vizitë te komuniteti shqiptar në Rumani, ku u prit ngrohtësisht nga përfaqësuesit e tij.
Edhe komuniteti shqiptar e nderoi Kurbogajn me Diplomë Ekselence, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe lidershipin e tij, si dhe kontributin në zhvillimin dhe përfaqësimin institucional të qytetit të Pejës.
Takimi me bashkatdhetarët në Rumani ishte njëkohësisht një rast për të forcuar lidhjet dhe komunikimin ndërmjet përfaqësuesve institucionalë nga Kosova dhe komunitetit shqiptar që jeton e vepron në Rumani.
Dy vlerësimet e marra në Bukuresht përbëjnë një mirënjohje për punën dhe angazhimin publik të Rexhep Kurbogajt, ndërsa pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet ndërkombëtar ishte edhe një mundësi për prezantimin e Pejës dhe të Kosovës në një mjedis akademik, shkencor dhe kulturor ndërkombëtar. / Dardaniapost


DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.