E enjte, 13 gusht 2026
Abdigjiku21

Kurti i ofroi vetëm tri ministri LDK-së, e cenoi besimin – Abdigjiku – LDK e voton presidentin jopartiak

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për pozicionimin që të mbeten në opozitë.

Ai tha se LDK-ja ishte e gatshme për bashkëpunim e punë të mira për Kosovën.

Por, ai tha se LVV iu ofroi vetëm 3 ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete.

“LVV-së ja kemi njohur të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryeparlamentarin, LDK-në kemi kërkuar rol të denjë në ekzekutiv dhe Presidentin e Republikës”.

“Ky propozim u refuzua, qëllimi ynë i mirë u paraqitë si kërkesë disproporcionale dhe si apetit i pangopur për pushtet. LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri”.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj LDK-së e cenuan besimi pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë partneritet”, ka thënë ai. 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim publik në lidhje me situatën politike.

Ai ka thënë se LDK-ja do të mbetet në opozitë, por do të hyjë në bisedime për Presidentin jopartiak.

Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojnë për një president që mbron interesat e Kosovës.

Për këtë ai tha se LDK nuk dëshiron asgjë në këmbim.

Tutje tha se më pushteti nuk ka drejtë të vonojë konstituimin e Kuvendit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës së Kosovës”.

“Nga ky moment askush nuk ka arsyje dhe të drejtë që të vonojë konstitumin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për presidentin”, tha ai. /Gazeta Express