E enjte, 13 gusht 2026
Parate-dragash

Fehim Saliu nga Dragashi arrestohet për spiunazh serb, shpërndarës i parave

Një sasi e madhe parash të gatshme janë gjetur në shtëpinë e Fehim Saliut të arrestuar nën dyshimin për spiunazh, e që me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Në bastisjen që ndodhi në Dragash, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda gjetënr dhe sekuestruan para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh, 500 dinarë si edhe 4 telefona celularë.
Në fotografitë e publikuara nga policia, duket se paratë janë gjetur në një dhomë gjumi.

Prokuroria ka bërë me dije se brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë./KosovaPress