E shtunë, 05 shtator 2026
drita nuk perkulet bora balaj

Doli nga shtypi libri poetik “Drita nuk përkulet” i autores Bora Balaj

Shtëpia botuese IWA Bogdani, me seli në Bruksel dhe Prishtinë, botoi përmbledhjen më të re poetike të autores Bora Balaj, me titull “Drita nuk përkulet”. Libri është botuar në vitin 2026 dhe përmban poezi që trajtojnë përvojat njerëzore, dinjitetin e gruas, dashurinë, dhembjen, tradhtinë, kujtesën, identitetin dhe forcën e ringritjes shpirtërore.

Redaktor i librit është Prof. Jeton Kelmendi, lektor Abdullah Troshupa, ndërsa editor Prof. Dr. Xhemil Bytyçi. Dizajni i brendshëm është realizuar nga Bogdani Design, kurse botues është Jeton Kelmendi. Libri mban numrin ISBN 978-9951-394-76-5.

Titulli “Drita nuk përkulet” bart edhe mesazhin qendror të veprës. Në këtë përmbledhje, drita shfaqet si simbol i shpresës, së vërtetës, ndërgjegjes dhe dinjitetit njerëzor, që nuk mposhtet nga errësira, padrejtësia apo sprovat e jetës. Poezitë ndërtohen mbi përjetime të thella personale, por përmes fuqisë së vargut ato marrin kuptim të gjerë shoqëror dhe universal.