E diel, 06 shtator 2026
Theos- Agron

THEOS — ZOTI QË NUK SHIHET

Agron Dalipaj

A mos vallë fjala greke ΘΕΟΣ fsheh brenda vetes një fjali?

Kur njeriu i lashtë ngriti sytë drejt qiellit, ai nuk shihte një “koncept teologjik”. Ai shihte dritën, rrufenë, lëvizjen, erën, forcën. Por përballë tij ndodhte diçka e çuditshme:

FORCA ishte aty — por burimi nuk shihej. Dhe pikërisht këtu mund të ketë lindur pyetja më e vjetër e njeriut:

“E di që është… por ku është? Pse nuk e shoh?”

1. NGA SHEH TE S’SHEH

Në shqipe kemi bërthamën e qartë:

SHEH > SHIH > SHFAQ > SHESH

Gjithçka që kap syri është e dukshme. Por kur përballë njeriut është diçka që vepron, ndihet dhe ekziston, ndërsa syri nuk e kap, kemi: S’SHOH. Kjo është pika e kthesës.

SH > TH

Nga shfryrja e hapur e SH te artikulimi i TH.

Dhe kemi hipotezën:

SHEOS > SHE’O’S > THEOS

ose:

THEOS ≈ S’SHOH

Ai që është — por nuk shihet.

2. PO GREQISHTJA ΘΕΟΣ?

Në greqisht ajo që shohim emërtohet THEA. Por mjafton rotacioni i dhemboreve th > sh dhe kemi: THEA < SHEA < SHE A = Asht ajo çka SHE(h)

Forma greke është:

ΘΕΟΣ — THEOS < SHE O S

Nëse e lexojmë përmes embriomorfemave, kemi një rindërtim të mundshëm:

THE + O + S

ku bërthama semantike lidhet me:

SHE > shikim

S’SHOH > mungesë e shikimit

Pra:

THEOS = SHE OS = O S’SHE

Jo “një njeri i padukshëm”, por prania e padukshme.

Dhe kjo përputhet me një përvojë primitive njerëzore: e shoh efektin > nuk e shoh shkaktarin.

3. POR JA KU BËHET MË INTERESANTE…

Nëse kjo është vetëm një rastësi e një fjale greke, pse gjejmë struktura të ngjashme edhe në emërtimet e tjera indoevropiane të Hyjnores?

DEUS

DEUS > anagram > S’UED > S’U E DI

> s’e di

> nuk e di / nuk e kap me dije.

DEVA (sankrit = zot)

DEVA > SEVA > SEPA = S’E PA =

nuk e pa =

= e padukshmja.

GOD = GOTTI (rotac. g > j; t > s)

GOTTI > JOTTI > JOSHI= JO SHih

> nuk shihet

BOG (zot në disa gjuhë sllave)

BOG > BOGJ > BO GJËRAT > ai që “bo gjërat” < KRIJUESI

Dhe shqipja:

ZOT >

ZOS >

SHO’S > S’SHOH > S’SHOH =

= i padukshmi.

4. A PO PËRSËRITET I NJËJTI KONCEPT?

Shikoni zinxhirin:

THEOS < S’SHËH

ZOT < S’SHOH

DEVA < S’E PA

GOTTI < JO SHIH

DEUS < S’U E DI

BOG < BO GJËRAT

Nëse këto lexime embriomorfemike kanë bazë, atëherë kemi diçka shumë më interesante se një ngjashmëri tingujsh.

Kemi një ide të përsëritur:

AI QË VEPRON, POR NUK SHIHET.

5. DHE KËTU HYN FILOZOFIA

Njeriu nuk e quajti Hyjnoren thjesht nga forma. Sepse forma nuk shihej.

Ai e njohu nga veprimi:

RRUFEJA > shihet

ERA > ndihet

FORCA > vepron

BURIMI > nuk shihet

Prandaj:

E DUKSHMJA > shihet.

E PADUKSHMJA > besohet nga veprimi i saj.

Kështu, fjala për Hyjnoren mund të ketë lindur jo nga abstraksioni, por nga një përvojë konkrete:

“Nuk e shoh, por e di që është.”

6. FORMULA E FUNDIT

SHEH

S’SHOH

S’E PA

JO SHIH

THEOS / ZOT / DEVA / GOTTI

Dhe në anën tjetër:

BO GJËRAT >

AI QË VEPRON >

KRIJUESI

Pra dy polet bashkohen:

NUK SHIHET + BËN GJËRAT =

HYJNORJA

THEOS — fjala e padukshmërisë?

Ndoshta pyetja nuk është:

“Si u krijua fjala THEOS?” Por: “Çfarë përvoje njerëzore ishte aq e fuqishme sa njeriu e ktheu në emër të Zotit?”

Dhe përgjigjja që sugjeron kjo skemë është tronditëse: Ai që nuk shihet, por që bën gjërat.

THEOS = SHE O S = O S’SHE.

ZOT = SHOT = SHO’S =S’SHOh.

BOG = BO GJËRAT.

Tre fjalë. Një pyetje njerëzore.

E SHEH? — JO.

A ËSHTË? — PO.

A VEPRON? — PO.

Atëherë: ÇFARË ËSHTË?

ZOTI.

Dhe pyetjet e fundit: pse të gjitha këto emërtime për ZOTIN motivohen prej shqipes?! Pse asnjë tjetër gjuhë nuk është e zonja të japë etimologjinë e këtyre sinonimeve të emrit ZOT ?!

Shiko më pak