
Në disa mostra të marra nga Qumështorja “Vita” është gjetur vaj palme i padeklaruar, sipas rezultateteve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Siç tha shefi i Laboratorit në Agjenci, Kujtim Uka, vaj palme i padeklaruar është gjetur në mostra të qumështit dhe “Holla Cream”.
“Kompania Abrazen, produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur, dhe e ka të deklaruar yndyrën bimore. Kompania Abrazen, produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore nuk janë detektuar”, tha Uka.
Sipas rezultateve të kontrollit në sektorin e qumështit, nga 495 mostra të marra, 93 kanë dalë në mospërputhje, 46 prej të cilave që kanë të bëjnë me deklarimin e vajit të palmës.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.