
Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në këtë transformim është Green Coast Hotel – MGallery Collection, i cili së fundmi është bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga revista prestigjioze Forbes.
I vendosur në Green Coast, në një nga zonat më të bukura të bregdetit Jon, Green Coast Hotel përfaqëson një mënyrë të re të përjetimit të Shqipërisë , një kombinim mes natyrës së paprekur, arkitekturës së frymëzuar nga mjedisi përreth dhe një koncepti modern të mikpritjes ndërkombëtare.
Artikulli i Forbes sjell në vëmendje bukurinë e Rivierës Shqiptare, një destinacion që për shumë vite ka mbetur një sekret i ruajtur i Mesdheut dhe që sot po zbulohet nga turistët që kërkojnë eksperienca autentike, qetësi dhe lidhje më të afërt me natyrën.
Si pjesë e koleksionit MGallery nga Accor, hoteli ofron një eksperiencë të frymëzuar nga karakteri i Rivierës Shqiptare, me 131 dhoma me pamje të pandërprerë nga deti, gastronomi të kuruar, hapësira wellness dhe përvoja të dedikuara që lidhin vizitorët me natyrën dhe kulturën lokale.
Ajo që e dallon Green Coast Hotel është mënyra se si ndërton një raport harmonik me destinacionin ku ndodhet. Përtej një qëndrimi tradicional, hoteli synon të prezantojë karakterin e Rivierës Shqiptare përmes eksperiencave që lidhen me detin, natyrën, gastronominë dhe kulturën lokale.
Riviera Shqiptare po pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën globale të udhëtimeve dhe Green Coast Hotel po luan një rol të rëndësishëm në këtë histori të re zhvillimi.
Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e vizionit për të krijuar një destinacion ku bukuria natyrore e Shqipërisë takohet me standardet globale të mikpritjes, duke ofruar një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.