
Remi Ilir Kushi
Miliona dollarë të shpenzuar për takime dhe fotografi me personalitete të politikës amerikane nuk mund ta fshehin atë që u pa qartë në Amerikë: Sali Berisha u shfaq si një figurë politike e konsumuar, një kopje e zbehtë dhe groteske e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama.
Në vend të një vizioni të ri për Shqipërinë, ai solli me vete të njëjtën politikë të vjetër, të mbështetur mbi retorikën, spektaklin dhe servilizmin ndaj interesave të huaja.
Deklaratat e tij të hapura proizraelite në Amerikë, së bashku me qëndrimet që, favorizojnë politika që mund të përshpejtojnë shpopullimin e Shqipërisë, ngrenë një pyetje themelore: ku po shkon Shqipëria dhe kujt po i shërben politika shqiptare?
Për shumë shqiptarë, historia e këtyre 35 viteve nuk është histori e një tranzicioni të suksesshëm, por e një politike që ka prodhuar emigrim masiv, zbrazje të vendit, varfëri dhe humbje të vazhdueshme të sovranitetit politik e ekonomik.

Që nga viti 1991, skena politike shqiptare është ndikuar fuqishëm nga aktorë dhe interesa të huaja. Berisha, Pashko dhe Kadare janë përmendur si emra që, në rrethana të ndryshme, u konsideruan nga qarqe të huaja si figura me potencial për të ndikuar të ardhmen e Shqipërisë.
Berisha doli fitues dhe mori mbështetje të rëndësishme nga qarqe të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, sherbimit sekret francez qe influencoi te CIA amerikane. Marrëdhëniet historike midis shërbimeve të huaja, Beogradit dhe qarqeve politike europiane mbeten një kapitull që meriton të studiohet me shumë më tepër seriozitet dhe pa tabu.
Por sot pyetja është tjetër: çfarë Shqipërie po ndërtojmë?
Shqiptarët po përballen me një realitet të hidhur. Vendi po zbrazet, të rinjtë po largohen dhe perspektiva e një jete normale brenda Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një pjesë të madhe të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, politika e Lindjes së Mesme ka hyrë fuqishëm në agjendën shqiptare.
Politikat e qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe të krahut të tij më radikal kanë shkaktuar kundërshtime të forta në mbarë botën. Për kritikët e kësaj politike, Izraeli po ndjek një projekt të rrezikshëm gjeopolitik, ndërsa mbështetja amerikane ndaj tij ka krijuar një çekuilibër të madh në politikën ndërkombëtare.
Kjo nuk është më vetëm një çështje e Lindjes së Mesme. Ajo prek edhe Evropën, Ballkanin dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, Shqipërinë.
Një Evropë e tronditur nga luftërat, emigracioni, krizat ekonomike dhe përplasjet gjeopolitike është shumë më e brishtë se sa duket.bBallkani, ndërkohë, mbetet fuçi baruti.
Nëse konfliktet e vjetra nacionaliste dhe interesat e reja gjeopolitike ndërthuren, pasojat mund të jenë katastrofike. Çdo përpjekje për ta përdorur Ballkanin si terren për konflikte të reja do të ishte një tragjedi për të gjithë popujt e rajonit. Prandaj është e rrezikshme që shqiptarët të shohin politikën vetëm përmes betejës Berisha–Rama.
Problemi i Shqipërisë është shumë më i madh se dy emra.
Për 35 vjet, establishmenti politik shqiptar ka ndryshuar fytyra, parti dhe slogane, por nuk ka ndryshuar thelbin e modelit: Shqipëria vazhdon të humbasë njerëzit e saj, ndërsa elitat politike vazhdojnë të pasurohen dhe të kërkojnë legjitimitet jashtë vendit.
Edhe protestat e sotme, të cilat nisën si një revoltë qytetare kundër këtij establishmenti 35-vjeçar, rrezikojnë të humbasin qëllimin e tyre nëse reduktohen vetëm në një kërkesë për ndërrimin e qeverisë.
Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për një qeveri tjetër. Shqipëria ka nevojë për një politikë tjetër. Një politikë që vendos shqiptarët përpara interesave të çdo fuqie të huaj.
Një politikë që ndalon shpopullimin, riikthen dinjitetin, sovranitetin dhe shpresën..Një politikë që nuk e sheh Shqipërinë si plaçkë për t’u ndarë mes oligarkëve dhe klientëve politikë, por si një vend që duhet t’u përkasë qytetarëve të tij.
Prandaj, debati për projektet e reja politike, përfshirë edhe idenë e një shteti bektashi, nuk jane asgjë tjetër, por projekte neonazist te Netaniahut. Ndersa Rama-Berisha, dy kolaboracionistëbtë pushtuesit de facto.
Nuk mund të quhet sukses politik një udhëtim në Amerikë, pavarësisht sa takime, fotografi apo miliona dollarë janë shpenzuar për të. Suksesi i një politikani nuk matet me numrin e personaliteteve të huaja që i shtrëngojnë dorën. Por me atë që i ka dhënë vendit të tij.
Ngjarjet e Vlores, me drejtuesit e PD dhe PS, ne votimin unanim te tyre me 100% per ta kthyer ne kryeqytet te Izraelit të ri, tregon qartë tradhetine e një klase politike 35 vjecare.
Dhe pikërisht këtu qëndron dështimi më i madh: pas 35 vitesh politikë, Shqipëria ende pret një klasë politike që ta vendosë Shqipërinë të parën.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.