
Sipas tij, ekzekutivi në krye me liderin e VV’së është zgjedhur nga një Kuvend i pakonstituuar.
“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka thënë Shala në një prononcim për Gazetën Express.
“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka shtuar ai.
Shala sot është votuar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me propozim të LDK’së pasi VV mbrëmë garantoi se do t’ia japë votat atij dhe Çitakut.
PDK sot njoftoi se do ta pezullojë kandidaturën e Çitakut për të pritur interpretimin e Kushtetueses.
Haxhiu ka hedhur në votim kandidaturën e Shalës pa u kryer votimi për kandidaturën e PDK’së duke konstatuar se Kuvendi konsiderohet tashmë i konstituuar. Në një prononcim për Gazetën Express Shala ka thënë se vota e VV për të tregon se subjekti i Kurtit ka ndryshuar qëndrim e jo ai.
Shala bashke me pesë deputetë tjerë të LDK ka kundërshtuar ujdinë e Kurtit dhe Abdixhikut për emrin e Bekim Sejdiut për President.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.