
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar deri diku me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”.
Por, sot, sipas tij, vendi është pa një drejtim të qartë strategjik, i përfshirë në krizë të thellë politike dhe pa një plan afatgjatë.
“Serbët janë treguar shumë më të suksesshëm se kosovarët në menaxhimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, sidomos që kur Kurti ka marrë pushtetin. Unë pajtohem me të në thelb sa i përket dialogut me evropianët, por Kurti nuk shkon mirë me askënd. Njerëzit nuk e pëlqejnë dhe Vuçiq ka arritur ta shfrytëzojë këtë”, thotë Kanin për Exposenë.
Në një Uashington gjithnjë e më transaksional, sipas tij, Kosova ka gabuar kur ka refuzuar ta çojë përpara gazin e lëngshëm amerikan.
Ai thotë se Prishtina, për dallim prej Beogradit, nuk e ka lexuar siç duhet rëndësinë politike që një projekt i tillë mund të kishte në raportet me SHBA-në.
“Serbia, Maqedonia e Veriut… kanë bërë marrëveshje për furnizim me gazin amerikan. Kosova ka bërë gabim në këtë çështje”, thotë Kanin.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.