
Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
Avokati Skender Musa, foli edhe për dy të ndalurit në Zubin Potok, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
“Janë arrestuar dy veta, është në interes të Kosovës të zbulohet komplet grupi që ka marrë pjesë në ekzekutimin e intelektualëve të Mitrovicës dhe të tjerëve”, tha ai.
I njëjti shtoi se “është rrezik me dëmtu procesin e hetimeve duke bërë fushata dhe reklamime”.
Ai shtoi se duhet të ruhen dëshmitarët okularë.
Bekim Blakaj nga ”Humanitarian Laë Center Kosovo”, ka thënë se nuk duhet të jepen lajme pa u konfirmuar që ka gjetje.
“Pa u siguru që ka gjetje nuk është e mirë që me u jap disa lajme të pakonfirmune në publik, sepse shqetësimi i familjeve në rend të parë është i pashmangshëm, por edhe i opinionit. Ata familjarë janë në ankth që nga ajo kohë”, ka thënë ai.
Analisti Nehmedin Spahiu ka treguar një rast sesi tre veta e kishin humbur rrugën, duke bërë që pikërisht ata të shpëtonin e të tjerët të zhdukeshin.
“Aty nuk kanë mundur me shku rrugëve, po maleve, dikur në një vend ka ra reflektori dhe tre veta prej këtij grupi kanë mbetur mbrapa, ata e kanë humbur rrugën, ka rastis këta tre veta kënë shpetu e të tjerët janë zhdukur”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since 1966, when designers at Letraset and James Mosley, the librarian at St Bride Printing Library in London,
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.