E diel, 23 gusht 2026
Hysa N

I pamposhturi Nelson Hysa kërkon fitoren e 39-të kundër Narmo – para duelit Itauma me Hërgoviç!

38 fitore të kombinuara me 36 KO. Fishekzjarre të peshave të rënda po vijnë 🎇

Nelson Hysa i bashkohet shtëpisë së peshave të rënda dhe mund ta vendos rekordin e ri prej të pamposhturi kundër Thomas Narmo me 29 gusht në Londër.

Lufta do bahet para duelit të boksierit Itauma, që shihet si favorit ndaj kroatit Hërgoviç. Në rast fitoreje, Itaumas i mbetet lufta për titullin e botës, pasi vendi mbeti vakant me tërheqjen e kampionit ukrainas Aleksandër Ushyk!

Bilancin më të mirë se Hysa, nuk e ka as Itauma, jo se jo Hërgoviç, por boksierit shqiptar përkundër kërkesave të tij publike nuk iu mundësua ende lufta për titull bote, në ndonjërën nga federatat. Nga 38 ndeshje, Hysa i ka të fituara 36 me ndërprerje – KO, pa asnjë barazim, 100% fitore.

Edhe Itauma është pa humbje dhe pa barazime, por ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje dhe ka 12 fitore me ndërprerje. / Dardaniapost