E mërkurë, 12 gusht 2026
Kushtet spitalore

Ku është shqetësimi i 30 firmëtarëve, që nuk bëzajnë për të sëmurët me kancer?

Peticion kundër Osman Stafës

Orges Spahiu, pergjegjesi i Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, paska iniciuar një peticion kundër meje. Rreth 30 mjekë, infermierë, teknikë, e kanë firmosur.

Arsyeja?

Osman Stafa po u shkakton stres.

Osman Stafa po u prish imazhin.

Osman Stafa po i sulmon.

Mirë.

Po ku është ky shqetësim kolektiv kur brakiterapia nuk punon dhe gratë me kancer detyrohen të presin ose të kërkojnë zgjidhje të tjera?

Ku ishin 30 firmat kur akseleratorët e Radioterapisë prisheshin vazhdimisht dhe pacientët me kancer prisnin trajtimin?

Ku janë firmat për Pet-Scanin?

Ku ishte peticioni kur për dy vite pajisja e ortovoltazhit ishte e prishur?

Ku janë 30 firmat për t’u bërë zëri i të sëmurëve me kancer?

Për këto nuk u mblodhën asnjëherë.

Por për Osman Stafën, po.

Sepse, me sa duket, problemi nuk qenka që një aparaturë nuk punon dhe që kushton jetë. Problemi qenka gazetari që e tregon se nuk punon.

Nuk qenka problem pacienti që pret. Problem qenka gazetari që pyet pse pret. Nuk qenka problem gjendja e Radioterapisë. Problem qenka “imazhi” i saj. Unë nuk kam detyrë t’ju ruaj imazhin.

Zero. E sidomos për ata që gënjejnë. Dhe Spahiu e di që gënjen. Ai e di. Nëse se di, të shohë Akserelator Linear 3-in. Aparatura nuk gënjen, ajo i ka të gjitha të regjistruara.

Unë kam detyrë të tregoj çfarë ndodh në një spital publik që mbahet me paratë e qytetarëve.

Dhe nëse 30 firma gjenden kundër një gazetari, por jo për pacientët me kancer, atëherë ky peticion duhet t’iu rëndoj mbi ndërgjegjen tuaj. Turpi është pak.

Bëni peticion për brakiterapinë. Ua mban? Këtu tregohet burrëria.

Unë e kam ndërgjegjen e qetë. Unë do vijoj e nuk ndikohem nga asnjë peticion. Do vijoj të zhbëj propagandën tuaj edhe më fort dhe do nxjerr gënjeshtrat tuaja edhe më shumë.

Ky peticion tregon shumë më tepër për ju, sesa për mua. Unë jam në mision, ju pjesë e turpit.

Unë do të jem me pacientët dhe zë për ta.

p.s Peticionin ma çoni dhe unë do e bëj publik, dhe publiku të gjykojë. / Osman Stafa

https://www.facebook.com/reel/1297865112245771