
Mario Mitaj ka firmosur me Xhenoan siç edhe u paralajmërua. Nga sot nis një rrugëtim i ri për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, pikërisht në Seria A.
Mitaj u kërkua edhe nga Porto, por në fund ishin 9 herë kampionët e Italisë që fituan garën. 22-vjeçari u rikthye kështu në Europë për të dhënë kontributin e tij.
Pas eksperiencave me AEK-un dhe Lokomotivën e Moskës, tashmë është radha e Xhenoas. Mbrojtësi i majtë largohet nga Al Itihad me kujtimin e 58 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion.
Pengesë e madhe në sezonin e kaluar ishte numri i lojtarëve të huaj që lejohen në kampionatin arab. Mitaj e shikonte veten shpesh herë jashtë planeve për këtë arsye.
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since 1966, when designers at Letraset and James Mosley, the librarian at St Bride Printing Library in London,
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.