E shtunë, 01 gusht 2026
Covid19

Nuk ka asnjë teori shkencore, por janë mbi 100 mijë mjekë të cilët demaskuan maskaradën e konspiracionit më të madh ndaj njerëzimit – Covid 19!

Nga: Prof.Dr.Edvin Prifti
Kardiolog i shquar

“Mjekët “martirë” të Covid 19!”, ky është titulli i një statusi të Erion Dashos, ditën e sotme ku me një cinizëm absurd ironizon mbi ata shkencëtarë që u vranë, u persekutuan, u vetvranë, u helmuan apo u burgosën. Më vjen mirë që Dasho i quan martirë, gjë që unë se kam bërë kurrë, por i vendosja në thonjëza e termi martir tregon cinizmin e vrullshëm të këtyre konspiracionistëve me parti sikurse edhe z. Dasho, konkurrent për deputet i PD në zgjedhjet e fundit. Mesa duket sëmundja ngjitëse e interesave personale qenka më e fortë se parimet.

Ky është një shkrim i turpshëm dhe vulgar që e ka burimin në egon e thyer dhe të sëmurë nga mungesa e argumenteve. Njëkohësisht është edhe një reagim personal ndaj një kolegu duke folur me mllef. Pyetja është pse u kujtua tani për martirët, pak ditë pas deklarimeve të mia për ta si dhe ndaj mungesës së xhentilesës për të mos pranuar debatin publik ditën e djeshme në sy të të gjithë shqiptarëve!

Për të gjithë Ju që shkruani për mua pa përdorur emrin tim: Unë jam Edvin Prifti. Nëse qëndrimet e mia i quani konspiracioniste, është qesharake, por më quani të atillë s’ka asnjë problem. Konspiracionin e bëjnë ata që e kanë pushtetin apo i lëpihen pushtetit dhe jo ata që i dalin përballë. Por, nëse ua lehtëson shpirtin e dëmtuar më quani të tillë. S’ka asnjë rëndësi për mua. Por, kini kurajon të më përmendni me emër dhe mbiemër dhe jo të shkruani mbi çka unë kam thënë dhe pa emër, a thua se ratë nga qielli. Frika nuk ju nderon aspak, por është e kuptueshme, debati ju rrënon për më tepër kur mbartni mbi vete shumë fate tragjike!?

Unë se kam për zakon të merrem me emra të përveçëm dhe individë të caktuar, gjë që ju e bëni zakonisht pasi është e vetmja mënyrë që e keni për të vjellë çfarë ju ka barku brenda. Por ky cinizëm, vulgaritet, “analizë” llafesh pazari, mendoj që meriton pak kohë dhe përgjigje! Edhe pse në krye të “analizës” shkruan që nuk e ke për ndonjë mjek shqiptar, është e kuptueshme parabola dhe metafora e komentuesve të tu, të cilët të mblidhen përreth si një grup protozoaresh njëqelizorë për vetmbrojtje nga bëmat e tyre!

Në dritën e diellit dhe te fakteve si dhe të shkencës ku nuk më rezulton që ti Erion je marrë me të përveç diskutimeve mbi statistikat e ObSh-së, rezulton që ti tashme je një nga zëdhënësit e konspiracionit më të madh boteror dhe kjo është për të ardhur shumë keq. Nuk ka patur asnjë teori konspiracioni, por janë mbi 100.000 mjekë firmëtarë në të gjithë botën, të cilët demaskuan dhe vazhdojnë ta demaskojnë maskaradën e konspiracionit më të madh ndaj njerëzimit. Ti mesa duket ke vendosur të jesh në krahun e konspiracionit dhe komplotit botëror të grupit Fauci dhe Epstein! Po kjo është një zgjedhje e jotja!

1. E para gënjen hapur kur thua që shoqëria i bllokoi këta mjekë, kur sot e kësaj dite dëgjohet vetëm zëri i tyre. Është vetëm zëri i tyre si një e vërtetë ulëritëse. Dr. Moore që iu injektonte ujë 50.000 pacientëve të tij në Amerikë pas persekutimit që iu bë, gjykata i dha pafajësinë dhe i dha të drejtë për veprimin e tij të vullnetshëm, por në të mirë të komunitetit.

2. Gënjen duke thënë që mjekët “konspiracionistë” u kundërshtuan. Ata nuk u kundërshtuan në asnjë pikë se Ju konspiracionistët e vërtetë s’kishit argumente përveç deklaratave të Obsh-së, BE-së dhe Shba-së. E vetmja gjë që iu thuhej kur ata debatonin me argumente dhe fakte ju thuhej që jeni konspiracionistë, siç ben edhe ti sot në 2026 në mënyrën më anakronike për ti denigruar dhe flliqur në sytë e publikut. Por, ti harron që shoqëria njerëzore sado e paditur, është një vrojtuese shumë e mirë. Nuk jemi në 2022. Shumë gjëra kane ndodhur, që atëherë dhe e vërteta e tyre dhe konspiracioni yt është skalitur në miliona skelete të pafajshëm!

3. Ti thua që statusi yt kërkon të analizojë ndërkohë që statusi yt është një llafologji me mendimet dhe opinionet e tua dhe pa asnjë argument e jo më për analizë. Mesa duket ky është koncepti yt për analizën.

4. Ti mendon se ke diskutuar ndonjëherë me argumente? Nuk më rezulton asnjëherë! Përveç diskutimeve mbi shifra të Obsh-së dhe shifrave të dhëna nga qeveria e Shqipërisë.

5. Asnje mjek si ty konspiracionist i vertete nuk ka diskutuar mbi asnje element te covid19, thjesht reflektonit ObSh. Zgjedhja juaj! Por shkence aspak! Kur fliste Roberto Mallone, shpikesi i vaksines mRNA dhe deklaronte terapine gjenetike dhe negativitetin e saj nuk e keni permendur njehere, kur fliste Peter MC Cullough as nuk i dini emrin , kur fliste Montagnier cmim nobel e quanit te cmendur etj etj. Kjo eshte shkenca jote erion.

6. Ti thua qe keta mjeke duhet te diskutonin ne forumet perkatese. E kane bere gjithmone por ne konkluzion me ke duhet te debatonin, me aleatet e konspiracionit dhe krimit qe po ndodhte. Ke pare ndonje intelektual te diskutonte me Hitlerianet per te mos zhdukur 6 mil cifute? Ska ndodhur! E pra si mund te ndodhte! Gjithesesi ne cdo debat edhe ti ke patur dike prej tyre pervec aleateve te tu konspiracioniste.

7. Me cinizem permend vrasjet dhe vetevrasjet duke i vendosur ne thonkeza a thua ska ndodhur?! E para cinizmi eshte arma e te dobtit por e kuptoj edhe kete. Ata burra e gra kane emra dhe mbiemra. Emrat e tyre do te kujtohen ne histori nderkohe qe emri i konspiracionistit Fauci, Barrick, Morens do kujtohen si kriminele dhe nderkohe ju si aleatet e tyre sdo te kujtoheni aspak! Ata absolutisht u eliminuan dhe persekutuan per te verteten e tyre qe ishte e verteta kunder konspiracionit boteror.

8. Nuk besoj qe je personi i duhur qe te flase per shkencen dhe mbi shkencen. Te flasesh per te duhet te kesh atribute, rezultate, duhet qe emri te te citohet, duhet qe emri te te referohet.

9. Nderkohe qe keta mjeke bejne studime, kundershtime, etj, ne gjithe keto vite kontributi yt eshte vetem mediatik, dhe pikerisht ti kete ua atribuon atyre, pikerisht kete gje qe ti ke bere po jua atribuon te tjereve ne menyre te qellimshme pasi e kupton qe ky eshte argumenti me i forte kunder jush!

10. Me kete status ke fyer nje komunitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerezit me shtylle kurrizore dhe me karakter qe nuk debatojne ne funksion te interesave personale sic ti mund te jesh nder ta, por te komunitetit. Nje pyetje une kam per ty, kur ti nuk flisje asgje dhe merreshe me telemedicine dhe punoje per ObSh ne shkurt-tetor 2020 cila iste arsyeja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te perllogarisja interesat e mia kur isha ne “piramiden” mjekesore? Ti me mendon aq naiv sa te sakrifikoja gjithshka per te bere protagonistin e nje gjeje pa vlere neper media? Do ishte absurde apo jo? E bera se isha i bindur se kishim te benim me nje makabritet konspiracionist ne interes publik, e nera qe te vdisnin sa me pak shqiptare dhe jo vetem, nderkohe qe ti dhe konspuracionistet alla Fauci u rreshtuat fillimisht me mirebesim mbase ndaj institucioneve te cilat rezultuan bashkepunetore ne kete krim! Me vjen keq por duhet tju ve gjerave emrin e tyre.

11. Ti kerkon debat dhe jo me larg se dje ne Kafe Shqeti me Flavio Qarrin ne menyren me absurde edhe pse te dhashe mundesine per te debatuar u largove me preteksin e nje takimi te rendesishem a thua nuk ishe ne dijeni te ketij takimi. Veprove si nje konspiracionist i cili nuk di ku te shkoje dhe ku tia mbaje. Sme kishte ndodhur kurre dhe u ndjeva une i turperuar per ty! Atehere c debat do bejme ne! Per fat te mire fitues nuk gjykohet, ai mund te analizohet por nuk gjykohet.

12. Ti kerkon fakte, kur faktet i ke ne senatin amerikan, dhe kur te permend senatin, ti dhe shoket e tu thoni ky eshte politik. O zot çfare mendjengushtesie e ndergjegjshme. Erion, vendimi i senatit mund te jete politik, por faktet nuk jane politike, jane frut i shkences, statistikave, studimeve, deshmimtareve, shkencetareve, projekteve si Defuse, 2650 emaileve te Epstein mbi pandemine per te zhdukur njerezit e varfer, pandemive te Bill Gates per te reduktuat njerezimin me 10%, projekteve te mutacioneve te koronaviruse ne laborator dhe me pas pa asnje vetedije shkencore deklaron publikisht qe qeveria kineze shkaterroi viruset e prodhuara ne Ëuhan, kur e verteta, ku jane gjetur edhe korespondenca, keto viruse dhe projekte u shkaterruan me urdhe te Peter Dayszak, presidenti i EchoHealthAlliance dhe i derguari i OBSh ne Ëuhan, djali i komandantit te rinise naziste ukrainase ne Luften Ii Boterore! Vetem mashtron dhe genjen ne daljet e tua mediatike! Ne kete senatin politik qe permend ti, a e di qe ne janar 2020, 10 nga 12 hierarket e larte shkencore amerikane i deklaruan Faucit qe eshte nje virus artificial meqenese permend shkencen!

PS. Per shkencen qe ti dhe une perfaqesoj shiko faqet e atashuara. Edhe pse te kam respektuar se je nga te paktet shqiptare qe ka nje kontribut shkencor kryesisht ne telemedicine, por me asnje artikull si autor i pare, por nen ombrellen e Prof Rifat Latifi si asistent i tij, besoj se krahasimi nuk ia vlen kur te dhenat jane dhjetefish. Nuk eshte mendjemadhesi por ti themi gjerat sic jane apo jo meqenese zgjodhe rrugen e cinizmit, ironise dhe provaldjes ndaj te vdekurve dhe te persekutuarve! / DardaniaPost