E mërkurë, 19 gusht 2026
elena-kocaqi

Prokuroria e Kosovës t’i nisë hetime për shkelje të Kushtetutës dhe kodit penal

Dr.Elena Kocaqi

Kuvendi duhet të konstituohet sipas Kushtetutës. Zgjedhja e Presidentit zhvillohet në kuadër të procedurave kushtetuese përkatëse dhe nuk mund të shndërrohet në kusht për bllokimin e funksionimit të Kuvendit. Nëse dikush pretendon se duhet të arrihet fillimisht një marrëveshje politike për Presidentin dhe vetëm pastaj të vazhdojë procesi parlamentar, pyetja është e thjeshtë:

Ku është baza kushtetuese që e lejon këtë kushtëzim? Kushtetuta nuk mund të zëvendësohet me marrëveshje politike. Deputetët janë zgjedhur për të ushtruar mandatin e tyre dhe për të mundësuar funksionimin e institucioneve të Republikës. Një mosmarrëveshje politike nuk mund të përdoret për të paralizuar institucionet kushtetuese.

Nëse ekziston një veprim i qëllimshëm dhe sistematik për të penguar konstituimin e Kuvendit dhe, si pasojë, për të bllokuar funksionimin e institucioneve të tjera të Republikës, atëherë Prokuroria duhet të verifikojë nëse janë shkelur detyrimet kushtetuese dhe ligjore dhe nëse janë konsumuar elementet e ndonjë vepre penale. Prokuroria duhet te hetoj shkeljet e Kushtetutes dhe Kodit Penal si me poshte;

1- Neni 2 [Sovraniteti] 1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

2- Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës] 1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës.

3- Neni 66 [Zgjedhja dhe Mandati] Afati 30-ditor: Paragrafi 1 përcakton se seanca konstituive duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e shpalljes zyrtare (certifikimit) të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese (Aktvendimet lidhur me këtë çështje): Afati prej 30 ditësh nuk është vetëm për ta nisur seancën, por periudha brenda së cilës Kuvendi duhet të jetë plotësisht i konstituar (me kryetar dhe nënkryetarë).

4- Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] Obligimi për udhëheqjen e Kuvendit: Ky nen përcakton zgjedhjen e Kryetarit dhe pesë (5) nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e deputetëve.

5- Neni 74 [Ushtrimi i Funksionit] Detyrimi i deputetëve: Deputetët kanë detyrimin kushtetues që të ushtrojnë funksionin në mirëbesim dhe në interes të Republikës së Kosovës, ndërsa bllokimi i qëllimshëm dhe moskrijimi i institucioneve bie ndesh me bashkëpunimin konstruktiv të kërkuar nga Kushtetuta. [

KODI PENAL I KOSOVES

1. Neni 114 – Sulmi kundër rendit kushtetues, (5 vjet burg)

Nëse veprimet e qëllimshme të deputetëve nuk kufizohen në një kundërshtim politik, por synojnë paralizimin e rendit dhe funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës, Prokuroria ka detyrimin të vlerësojë nëse janë përmbushur elementet e Nenit 114 dhe/ose të veprave të tjera penale të parashikuara në Kodin Penal.

2. Neni 414 (Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar) (nga 1-ne 8 vjet burg).

Nëse një deputet, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me dashje nuk i përmbush detyrimet që i ka dhe me këtë synon të shkaktojë dëm në funksionimin e institucioneve ose të shkelë seriozisht të drejtat e të tjerëve, atëherë duhet të hetohet nëse janë përmbushur elementet e Nenit 414.

Neni 121 (Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë): 3-10 vjet burg. Nëse gjatë tentativës për të penguar konstituimin përdoret dhunë fizike, psiqike, presion, pengim, shantazh, ndaj deputetëve.

Neni 217, Pengimi i votimit, 1-2 vjet burg. Ky nen vlen specifikisht për proceset e përgjithshme të votimit per zgjedhjen e institucioneve qe eshte detyrim kushtetues.