
Të vendosur për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesit u mblodhën sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 73-të të revoltës së tyre kundër qeverisë.
Ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas vijuan drejt Kryeministrisë, kur mbajtën disa fjalime, përmes të cilave artikuluan problemet me të cilat përballen si dhe keqqeverisjen.
Krahas dorëheqjes, ata kërkuan serish arrestimin e kryeministrit dhe vënien e tij përpara drejtësisë. Kërkuan edhe arrestimin e ish vartëses së tij Belinda Balluku, ish zv kryeministrja tashmë e vënë nën akuzë nga SPAK, por edhe të liderit të PD-së, Sali Berisha, të cilët e akuzojnë se bashkëpunon me Edi Ramën për interesa të tyre personale.
Ata paralajmëruan pjesëmarrje të lartë në shtator, duke thënë se me vendosshmërinë e tyre, qeveria do të bëjë gati ‘valixhet’ e do të largohet.
Më pas, ata vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës duke brohoritur në kor “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ndryshim sistemi” etj.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.