E premte, 07 gusht 2026
plagosje1

Të shtëna me armë në Banjë të Istogut – Plagoset një person

Një person është plagosur pak minuta më parë në fshatin Banjë të Istogut, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky i fundit ka shtuar se i plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës, dhe se, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.

“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, për të mbledhur provat e nevojshme, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është lagruar nga vendi i ngjarjes, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar’’, ka njoftuar ai për Express.