
Më pak se një 24 orë deri në shkelje të Kushtetutës, për mos konstituim të Kuvendit! 24 orë pa president dhe me kryeministër që rishkelë Kushtetutën, pas betimit për deputet
Deri në ora 23 e 59 minuta, të ditës së sotme është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kryeministri në detyrë po i bën po 24 orë nga betimi për deputet, pa dhënë dorëheqje nga kreu i ekzekutivit.
Ende pa u konstituar Kuvendi, kryeministri në detyrë fillon raundin e dytë të shkeljes së rëndë të Kushtetutës, dhe po ashtu të Ligjit për qeverinë, të miratuar tashmë disa vjet nga Vetëvendosja, që dominon Kuvendin!
Shembullin e tij e kanë ndjekur edhe të gjithë minsitrat dhe të tjerët që kanë edhe detyra të tjera shtetërore, duke zgjedhur paligjshëm të mbajnë detyra që janë në kundërshtim me ndarjen e pushteteve në Kosovë.
Kjo shkelje kushtetuese grupore nga VV po vazhdon të përsëritet pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, i cili e ka vlerësuar vepër penale në rastin e ministrit Murati!
Po të njëjtin shembull është duke e ndjekur edhe udhtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ish-ministre e drejtësisë!
Ky vendim i saj për t’u betuar deputete, ndërsa mban edhe kontrollin e zyrës së Presidencës, e ka lënë defakto vendin pa president legal.
Mbetet të shihet se si do të veprojë sistemi i drejtësisë, ndaj këtyre shkeljeve që po ribëhen masive.
Ndërsa Kuvendin e ka bllokuar VV-ja duke e shtyrë procesin e konstituimit të tij me kërkesë të Albin Kurtit. / Dardaniapost
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.