
Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFederataeGolfiteKosoves%2Fposts%2Fpfbid0Dog8DmfKAsmqb82QYUcuq37puyr3sHzH4YnduAx2ko9v7X94SW53dSkxeXb4kTBwl&show_text=true&width=500
Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje me disiplinë dhe vendosmëri deri në fund.
Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të garës.
“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, shkroi federata në Facebook.
Kjo fitore konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rrugës ndërkombëtar të Kosovës në këtë sport, i cili vitet e fundit po shënon rritje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në gara evropiane./GazetaExpress/
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.