
Editorial
Kosova duhet të çlirohet nga mashtruesit e rinjë, sikurse është çliruar nga të mëparshimit, grupet dhe individë që për 20 vjet e patën zhvatur Kosovën!
Intelektualët, juristët e mirëfilltë, akademikët, figurat publike, por edhe politikanët dinjitozë etj., duhet t’i bëjnë thirrje prokurorisë, prokurorive, që të arrestojnë Albin Kurtin dhe të gjithë ata që po mbajnë poste të dyfishta.
Mbajtja e pozitës se Kryeministrit nga Kurti, të ministrit nga Murati dhe të tjerët dhe të deputetit njëkohësisht nuk është thjesht mbajtje e dy pozitave, por uzurpim dhe shkelje e Kushtetutës, e cila i ndan në mënyrë kategorike tri pushtete: Legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Pra, të jesh ministër apo kryeministër dhe deputet njëkohësisht, është sikur të jesh gjykatës dhe ministër apo kryeministër apo deputet e gjykatës, atëherë çfarë të shpresojmë dhe ku të mbështetemi ne që jemi qytetar pa asnjë ndikim!
Po ashtu, përveç papajtueshmërisë kushtetuese dhe ligjore (sipas Ligjit për Qeverinë të miratuar vetë nga qeverisja e Vetëvendosjes) prokuroria duhet të veprojë, dhe për shkak të mosveprimit, duhet që t’i bëhet thirrje si më sipër nga intelektualët dhe të tjerët, që të zbatohet vendimi i Gjykatës Supreme në rastin e ministrit Murati dhe të tjerët, i cili vendim e ka sqaruar se mbajtja e dy posteve të papajtueshme kushtetuese është vepër penale!
Në rast se as këto thirrje nuk japin rezultat, duhet të protestohet para institucioneve politike, Kuvend, Qeveri e Presidencë, por edhe para institucioneve të drejtësisë, prokurorive e gjykatave!
Pandershmëria atdhetare e shumicës së votuesve të diasporës
Këto mesazhe duhet të jenë të qarta edhe për shumicën e votuesve të Diasporës, meqë jo më shumë se 20 % e saj merrë pjesë në votime, veçanërisht pasi kjo shumicë e votuesve të saj, është kthyer në grupin kryesor të sherrëgjinjve në Kosovë, që po ia mpreh Kurtit dhe kastës së tij vullnetin për zgjedhje të pafundme, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet themelore, jo vetëm me moskrijim të institucioneve, por me abuzim, pas dështimit të konstituimit si të Kuvendit, edhe të zgjedhjes së Presidentit. Kjo shumicë, minorance e diasporës, duhet ta mësojë dhe kuptojë se shkelja e Kushtetutës është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare, dhe si të tillë ju që po e mbështesni Kurtin verbërisht në këto shkelje përveç që po dëshmoni se jeni injorantë, ju jeni në shërbim të Serbisë dhe të gjithë atyre shërbimeve armiqësore antishqiptare, që po kërkojnë tkurrjen (demografike, etnike, nën një milion banorë, e edhe më pak në Kosovë) dhe humbjen e identitetit tonë.
Natyrisht që edhe në këtë pikë ju po tregoheni ‘dorëlirë’, sepse duke shkuar azil, dhe duke pranuar që fëmijët tuaj të mos kthehen më kurrë në atdhe, ju keni pranuar të jeni farë e humbur, tamam diasporë, siç edhe po vetquheni, duke harruar se Rugova, nuk e pranonte kurrë këtë emërtim për shqiptarët në mërgim, për të cilët gjithmonë kishte apel që një ditë të kthehen në atdhe, siç edhe ndodhi në një masë të mirë pas luftës. Por, ai brez mërgimtarësh ishin atdhetarë dhe të sakrifikuar për atdhe, për dallim nga ju, që jeni atdhetarë të globit (botës).
Ata që shkuan sidomos dekadave të fundit, shumica prej jush, ju ia kthyet shpinën atdheut që atë ditë, vetëm për jetë tuajen më të mirë, dhe për shumicën prej jush, atdheu juaj është vetëm një territor, dhe një vend anarkie, ku juve nuk ju intereson e ardhmja e tij thelbësisht, aq më pak Kushtetuta dhe ligjet!
Ju mjaftojnë fjalët, rrenat dhe mashtrimet e një klani të filtruar gjithmonë nga shërbimet antishqiptare! Ju doni të shisni atdhetadashuri, duke e shpallur Kurtin si një apostull të shqiptarizmës dhe t’i shlyeni edhe tradhtitë tuaja dhe mëkatet tuaja për atdheun duke u fshehur pas figurës tij, anipse Kurti mbi të gjitha e ka bërë marëveshjen më të poshtër, më tradhtare ndaj shqiptarëve dhe shtetit tonë, në Ohër e Bruksel (2023), qoftë për të ruajtur pushtetin, qoftë për shkak se ashtu i kërkojnë tutorët e tij antishqiptarë.
Në këtë frymë është edhe shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës nga ana e tij. Ai nuk po i mban thjeshtë dy poste, bashkë me njerëzit e tij të afërt, por po i mban të uzurpuara dy poste, të papajtueshme, të dy pushteteve të ndara me Kushtetutë, legjislativit dhe ekzekutivit, dhe së fundi u.d. së presidentes, duke mbajtur të uzurpuar detyrën e Presidentes, pasi u betua si deputete.
Vetëm ju në shumicë e keni pranuar mashtrimin tradhtarë të Kurtit, që Radojçiqi është kriminel e Oliver Ivanoviçi dhe Gjingjiqi janë heronjë, pavarësisht që Ivanoviçi e spastroi veriun e Kosovës nga shqiptarët pas luftës, dhe pavarësisht që Gjingjiqi, mbase edhe u bë atentat ndaj, për shkak se po fitonte terren me projektin e tij për ndarjen e Kosovës!
Pra, duhet ta kuptoni se si ata që e mbrojnë Radojçiqin edhe pse sot nuk besoj se ka politikanë shqiptarë që e bën këtë, është po aq plangprishës dhe antishqiptar Kurti dhe mbështetësit e tij, që e heroizojnë Ivanoviçin dhe Gjingjiqin!
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.