E mërkurë, 12 gusht 2026
Kurti-veza

Kurti nga ankues, refuzues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit!

Propaganda e Kurtit, akuzonte kundërshtarët  po e bllokojnë formimin e Kuvendit, duke refuzuar kandidatin e VV-s! Një vit pas vet Kurti po refuzon t’i ofrojë Kuvendit kryetarin e ri

Për rreth 3 muaj e gënjeu votuesin vitin që shkoi, duke iu ankuar se opozita nuk po ia votonte kandidatin apo kandidatët për kryetar të Kuvendit.

Për të arritur qëllimin e tij, e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, e cila e ndërpreu serialin mashtrues të Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke e obliguar, që një kandidat nuk mund të refuzohej më shumë se tri herë, përkatësisht që nuk mund të dilte më shumë se tri herë në votim përpara deputetëve.

Po ashtu, Kushtetuesja e përcaktoi që mebledhjet parlamentare nuk mund të vonoheshin më shumë se 48 orë nga takimi paraprak.

Këtë vit, në kundërshtim edhe me afatin kushtetues, në seancën e thirrur brenda kohës 30 ditore, Albin Kurti dhe partia e tij refuzoi t’ia propozonte deputetëve një kandidat për kryetar Kuvendi, pavarësisht që kësaj here i ka 62 deputete koalicioni, që mund edhe ta qeverisë vendin, LVV+pakicat tjera dhe një serb.

Të njëjtën gjë e bëri VV-ja edhe në mbledhjen e Kuvendit të shtunën, pavarësisht që u cilësua se ishte jashtë afatit kushtetues.

Por, nga e shtuna deri të martën në mëngjes kalojnë mbi 72 orë, dhe po shkilet edhe një pikë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e detyron Kuvendin ta respektojë, që përpjekjet për konstituim të Kuvendit nuk duhet të reshtin, dhe ritakimi i deputetëve nuk duhet të shkojë përtej 48 orëve. Kjo pasi, që nga dhënia e betimit të deputetëve në seancën inauguruese me rend dite edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e trupës udhëheqëse, dhe kështu që as seanca nuk mund të përmbyllet pa zgjedhjen e trupës udhëheqëse, kryetarit e kryesisë së Kuvendit. / Dardaniapost