E enjte, 13 gusht 2026
Ilir Tolaj

Tolaj, burgosja ishte hakmarrje e Hashim Thaçit dhe njerëzve të tij!

“Babai ishte kundër, tha Ilir nëse më dëgjon mua nuk hyn. Shumë më qetë do të ishte sikur të mos kisha hyrë në politikë”, tha Ilir Tolaj në një rrëfim të rrallë në Pressing One.

Dr. Ilir Tolaj, ka shpjeguar edhe rastin e arrestimit të tij, i cili proces përtfundoi me pafajësinë e njërit prej infektologëve më të mirë shqiptar, një njeri krenar, atdhetar në breza. Ai  e tha qartë se pas atij rasti ishte kurdisje e hapur e mbështetësve të Thaçit dhe me angazhim të tij.

Ai tha se “hyrja në politikë ishte duke iu falënderu Fatmir Sejdiut”. “Pa fije dyshimi ka qenë ndërhyrja e Hashimit, kur tjerët e dinë që shefi po do diçka…”, Ilir Tolaj.

Ilir Tolaj ka qenë i ftuar në “Pressing One”, të T7, të mërkurën. “Ka qenë një luftë personale Hashim Thaçit ndaj meje, si një zë që ka folur më shumë se të tjerët kundër tij”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe rolin negativ, hijeve të zeza në LDK, që për shkaqe të panjohura godisnin figurat emblematike, që pas lufte në debate publike pat ngritur në këmbë opinionin publik, njëri prej të cilëve ishte dr.Ilir Tolaj, duke i dhënë mbështetje ta pakontestueshme Rugovës. Përveç tjerash ato fitore mediale, duket se do të kenë qenë ndër shkaqet e përndjekjes së Tolajt për më shumë se një dekad.

Ai sonte në Presing ia zbuloi edhe njëherë publikut shpirtin e tij madhështor, njerëzor, kombëtar e politik.

Ai po ashtu tregoi edhe momentet se si ishte vënë në përndjekje nga njerëzit e PDK-së, dhe atyre që krijonin lista të zeza!

Për të përshruar situatën politike, ai e përdori një bashkëbisedim me mikun e tij Enver Hasani, i cili e përshkruante sipas tij, e pakuptueshme se si janë kaq të rinjë e kaq të poshtër!

Dhe se përplasjet politike, sipas tij, po ngjasin konflikteve të fëmijëve në kopshte!


“Kam humbë 10 vjet, mezi jam kthyer në universitet…Procesi nuk kishte të bënte me universitetin, kishte të bënte me veprimet e mia ose mosveprimet e mia në ministri…”, tha Tolaj. / Dardaniapost

https://www.facebook.com/reel/1727874381870929