E mërkurë, 12 gusht 2026
Shqiperia

Shqipëria në krye të botës për sigurinë kibernetike

Kosova me miliona euro shpenzime, por larg rezultateve që kishte vite më parë.

Kujtim Gashi

Një lajm i jashtëzakonshëm për hapësirën shqiptare digjitale:

– Sipas renditjes së publikuar nga NCSI, Shqipëria renditet e para në botë për sigurinë kibernetike. Ky është një sukses që meriton vlerësim të veçantë dhe dëshmon se investimet e qëndrueshme në kapacitete, institucione dhe politika të sigurisë kibernetike japin rezultate konkrete.

Ky rezultat më rikthen në kujtesë periudhën kur kisha nderin të drejtoja Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku së bashku me ekipet profesionale ndërtuam themelet e transformimit digjital në Kosovë: Platformën eKosova, Platformën e Interoperabilitetit, Qendrën Shtetërore të të Dhënave, Ridizajnimin e Rrjetit Shtetëror, Forcimin e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike e shumë projekt tjera të Transformimit Digjital.

Veçanërisht ndihem krenar për ideimin, dizajnimin dhe lansimin e platformës eKosova përgjatë viteve 2017–2021, e cila e u lansua në Shkurt të Vitit 2021, me afër 150 shërbime elektronike, gjë që eKosova u kurseu dhe po ju kursen qytetarëve miliona euro dhe qindra vite pritje në sportelet e administratës publike.

Fatkeqësisht, gjersa Shqipëria po shënon ngritje të jashtëzakonshme dhe po vendos standarde të reja globale, Kosova sot nuk po arrin ritmin që kishte dikur. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha financiare nga fondet e shtetit dhe kredive ndërkombëtare, që buxhetit të Kosovës po i ngarkohen si barë e rëndë por rezultatet mbeten larg objektivave dhe mundësive që vendi ka.

Kjo duhet të na shërbejë si thirrje për reflektim dhe rikthim te vizioni, profesionalizmi dhe investimet që prodhojnë rezultate reale për qytetarët.

Urime Shqipërisë për këtë arritje historike!

Thirrje Kosovës për reflektim, veprim dhe rikthim te vizioni që dikur Kosova u radhit ndër liderët e rajonit në digjitalizim dhe siguri kibernetike.