E shtunë, 05 shtator 2026
Gervalla12

Prof.Dr. Hamiti: VV-ja nuk u përmbahet as ligjeve as fjalëve të veta – Afati kushtetues ka mbaruar me 7 gusht

Prof.Dr. Muhamet Hamiti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për caktimin e datës së vazhdimit të seancës parlamentare për 9 shtator, duke thënë se ajo nuk po i përmbahet as Kushtetutës dhe ligjeve, as deklarimeve të veta.

Hamiti ka thënë se afati kushtetues për konstitumin e parlamentit, ka përfunduar me 7 gusht, por ministërja në detyrë Gërvalla, pat deklaruar se afat përfundon me 6 shtator.

“Domethanë, mbas afatit të pasafatshëm kushtetues që e patën caktuar vetë. VV-ja nuk u përmbahet as ligjeve dhe Kushtetutës as fjalëve të veta.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbaruar më 7 gusht 2026.”, ka shkruar ai.