E diel, 09 gusht 2026
KURTI-1

Kurti po tregon se arbitrariteti dhe kaosi, janë zëvendësim i Kushtetutës dhe Demokracisë! – Bashkimi Europian heshtë deri në marrëzi!

Për herë të dytë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar, vendi po qeveriset në mënyrë antikushtetuese, jo vetëm për 24 orë, siç ndodhi me shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, por për muaj të tërë.

Kësaj here, nuk po ndodhë vetëm me Qeverinë, por me të trija institucionet, Kuvendin, dhe Presidencën.

Pra, për herë të parë në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, i nxjerrë pikërisht me kërkesë të vetë Vetëvendosjes, po përmbyset rendi demokratik, me institucionin fundamental të demokracisë parlamentare, vetë Parlamentin.

Po ashtu me Presidencën, ku një e betuar për deputete, tashmë tri ditë vazhdon të mbajë të uzurpuar postin e Presidentit/-es. Ajo si juriste nuk don t’ia dijë se çfarë thotë Kushtetuta, çfarë thotë Ligji për Presidencën, por thjesht se çfarë objektivash ka partia e udhëheuqr nga sekti anarkistë, në krye me Albin Kurtin.

Për rreth 10 muaj, Kurti dhe disa ministra e zëvendësministra, pas zgjedhjeve të shkurtit i mbajtën dy postet, Kryeministrin e deputetin, ministrin e deputetin dhe zëvendësministrin e deputetin, jo thjesht si dy poste, por si dy pushtete, pasi legjislativi dhe ekzekutivi janë dy pushtete të ndara!

Por, ajo që habit është se si Bashkimi Europian e Britania e Madhe, kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin edhe tani për këto shkelje kaq të rënda e të vazhdueshme kushtetuese! Kjo ka vetëm një shpjegim Kurti e ka pranuar Marrëveshjen e Ohër-Brukselit për të favorizuar serbët dhe objektivat antishqiptare, të bashkëprojektuara për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët, në rreth apo më pak se 900 mijë banorë, shqiptarë dhe të tjerë, ku ne shndërrohemi në një shumicë të reduktuar dhe të kontrolluar nga të tjerët! / Dardaniapost